|
|
Kriza
e Bathores mund tė zgjidhet vetėm me mirėkuptim dhe nė
bazė tė ligjit
Tiranė, mė
25.04.2003
Nė lagjen e jashtme tė Tiranės nė
zonėn e Bathores, kanė dalė prej kohėsh dhe kanė mbetur
pa zgjidhje disa probleme themelore qė lidhen me banesat
dhe legalizimin e tyre. Mostrajtimi i kėtyre problemeve
nga ana e organeve kompetente ka shkaktuar reagimin e
banorėve. Shumė herė u janė bėrė premtime pėr zgjidhjen
e tyre, por problemet vazhdojnė tė jenė tė pazgjidhura.
Nuk janė bėrė pėrpjekjet e duhura pėr zgjidhjen e
problemeve tepėr tė mprehta e serioze. Mungon uji,
mungojnė dritat, mungon infrastruktura e nevojshme.
KSHH shpreh mendimin se kjo zvarritje e zgjidhjes sė
problemeve nga autoritetet ėshtė bėrė shkak pėr
shpėrthimin e reagimeve nga ana e banorėve. Por
gjithsesi, dhuna nuk duhet tė jetė mjeti pėr t'i
zgjidhur kėto probleme. Njoftohet se nė kryerje e sipėr
tė detyrave pėr sigurimin e rendit, pjesėtarė tė forcave
tė policisė janė dėmtuar ose plagosur dhe kjo i kalon
caqet e manifestimit paqėsor. Duhet mirėkuptim midis
banorėve dhe autoriteteve me qėllim qė problemet tė
zgjidhen sa mė shpejt dhe mbi baza ligjore.
Ėshtė me rėndėsi qė tė fillojė menjėherė tė funksionojė
njė tryezė bisedimesh ku banorėt tė shtrojnė problemet e
tyre dhe ku autoritetet tė marrin angazhime konkrete pėr
t'i dhėnė fund zvarritjeve tė vėna re gjatė kėtyre
viteve.
|