|
|
Rikthimi
i denimit me vdekje eshte i pajustifikueshem
Komiteti Shqiptar i Helsinkit,
konsekuent nė qėndrimin e tij pėr heqjen e dėnimit me
vdekje, ka mbėshtetur vendimin e Gjykatės Kushtetuese tė
dhjetorit 1999 qė ka shpallur si tė papajtueshėm me
Kushtetutėn e Republikės sė Shqipėrisė masėn e dėnimit
me vdekje qė parashikohej nė disa nene tė Kodit Penal si
dhe vendimin e Kuvendit tė Shqipėrisė qė rishikoi nė
frymėn e Kushtetutės dhe tė vendimit tė mėsipėrm tė
gjitha dispozitat ligjore qė kishin tė bėnin me dėnimin
me vdekje dhe qė vendosi heqjen e tyre.
KSHH mendon se deklaratat e pjesshme pėr nevojėn e
rivendosjes sė dėnimit me vdekje duke marrė shkas nga
kryerja, kėto kohėt e fundit, tė disa veprave me
rrezikshmėri tė theksuar shoqėrore, nuk janė tė
justifikueshme, jo vetėm se kjo do tė ishte njė hap
prapa, por edhe pėr faktin se zizkzaket nė dinamikėn e
kriminalitetit nuk duhet tė ēojnė nė konkluzione tė
nxituara dhe emocionale tė momentit.
Duhet pasur gjithashtu parasysh edhe faktin qė ne jemi
anėtarė tė KE-sė, se vendi ynė synon tė integrohet nė
familjen evropiane. Pėrvoja e vendeve demokratike madje
edhe e vendit tonė, ka vėrtetuar se dėnimi kapital nuk
ka qenė dhe nuk mund tė jetė faktor pėrcaktues nė uljen
e kriminalitetit.
Mbas heqjes sė dėnimi me vdekje, u shtrua detyra e
thellimit tė reformės nė drejtėsi, e intensifikimit tė
luftės kundėr korrupsionit, e rritjes sė nivelit
profesional tė punonjėsve tė policisė, tė prokurorėve
dhe gjyqtarėve, si dhe zbatimi rigoroz i ligjit. Nė kėto
tregues edhe pse janė arritur disa rezultate, KSHH
mendon se ka ende tė meta dhe boshllėqe serioze.
Ne nuk na mungon legjislacioni pėr tė goditur
kriminalitetin. Sanksionet ligjore pėr disa vepra me
rrezikshmėri tė theksuar shoqėrore parashikojnė si masė
dėnimi edhe burgimin e pėrjetshėm.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit u sugjeron organeve
pėrkatėse qė tė vlerėsojnė siē duhet dhe nė kohėn e
duhur sinjalizimet dhe ankesat e qytetarėve sepse nė tė
kundėrtėn ato mund tė nxisin vetėgjyqėsinė.
KSHH ēmon si nevojė tė domosdoshme jo kėrkesėn pėr
rivendosjen e dėnimit me vdekje, por atė tė krijimit tė
njė fronti unik kundėr kriminalitetit si dhe tė masave
efektive tė gjithanshme parandaluese.
|