|
Jo ndėrprerjeve
kolektive tė energjisė elektrike
16.02.2004
Komiteti Shqiptar i Helsinkit vitin e
kaluar ka reaguar publikisht pėr ndėrprerjen kolektive
tė energjisė elektrike duke pėrfshirė kėtu edhe persona
qė kanė qėnė tė rregullt me detyrimin ligjor sipas
kontratės. Ndaj kėtij reagimi, Z. Andis Harasani
Drejtori i Pėrgjithshėm i KESH-it, ju pėrgjigj
pozitivisht duke mos e quajtur tė drejtė masėn e
ndėrprerjeve kolektive.
Mirėpo nė shtypin e datave 14 dhe 16
Shkurt tė kėtij viti (pėrkatėsisht nė gazetat Korrieri
dhe Shekulli) jepen tė dhėna se kėto masa vazhdojnė si
nė Vlorė ashtu edhe nė Shkodėr.
Duke marrė shkas nga kjo gjendje,
Komiteti Shqiptar i Helsinkit i rikujton pėrfaqėsuesve
tė KESH-it se pėrgjegjėsia pėr mospagimin e faturave tė
energjisė elektrike ėshtė individuale, e bazuar kjo nė
kontratėn e lidhur midis familjarėve ose subjekteve tė
veēantė dhe KESH-it.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit i
konsideron ndėrprerjet kolektive tė energjisė elektrike
si shkelje tė tė drejtave tė ligjshme tė shtetasve dhe i
bėn thirrje Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė KESH-it qė ti
japė fund kėsaj praktike qė cėnon nė mėnyrė tė njėanshme
kontatėn dhe qė shoqėrohet me pasoja tė dėmshme.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit i bėn
thirrje KESH-it qė duhet tė marrė gjithashtu masa
urgjente pėr pajisjen e tė gjithė konsumatorėve tė
energjisė elektrike me aparatet matėse tė nevojshme.
Me kėtė rast Komiteti Shqiptar i
Helsinkit i bėn thirrje jo vetėm shtetasve, por edhe
subjekteve shtetėrore dhe private qė nė pėrputhje me
kontratėn tė bėjnė shlyerjen e detyrimeve tė tyre ndaj
KESH-it nė afatet e caktuara.
|