KSHH

TEL/FAX

++355(4)233671

Misioni I KSHH-sė

Misioni kryesor I KSHH-sė ėshtė vėzhgimi I respektimit tė tė drejtave dhe lirive tė njeriut dhe reagimi pėr rivėnien e tyre nė vend, sensibilizimi I shtetasve mbi mbrojtjen e tė drejtave dhe lirive tė tyre; pėrmirėsimi I legjislacionit dhe praktikės pėr zbatimin e ligjit nėpėrmjet oponencave dhe rekomandimeve si nė fazėn e draftimit tė tyre, ashtu edhe gjatė zbatimit tė tyre.

 Integrimi i Shqipėrisė dhe shoqėria civile

 Emigrantėt

 Media

 Zgjedhjet

 Tė miturit

 Minoritetet

 Policia

 Edukimi ligjor

 Shėrbimi ligjor

 Burgjet dhe vendet e paraburgimit

 Shėndeti dhe tė drejtat e njeriut

 Ekzekutimi i vendimeve gjyqėsore

 Letra tė KSHH

 Informacione tė tjera

 PROJEKTE
 RAPORTE
 DEKLARATA

   ZGJEDHJET PARLAMENTARE

Raport pėrfundimtar pėr ecurinė e procesit zgjedhor per zgjedhjet parlamentare tė 3 korrikut 2005 nė Shqipėri

STRATEGJIA 2007-2010

Janar 2006  KSHH realizoi njė vetvlerėsim tė punės sė organizatės

Forcimi organizativ dhe hartimi i strategjisė tė re pėr periudhėn 2007-2010

  TAKIME KESHILLIMORE

Nė kuadėr tė pėrmirėsimit tė respektimit tė tė drejtave tė tė dėnuarve dhe rritjen e efektivitetit tė personelit tė burgjeve...

   

respektohen kompetencat

mos cėnohet parimi i prezumimit tė pafajsisė

 

Tiranė mė 17.02.2004

Zėdhėnėsi i Ministrisė sė Rendit Publik nė njoftimin pėr shtyp tė datės 16.02.2004, veē tė tjerave i ėshtė referuar edhe ēėshtjes tė ish komisarit Ilirjan Dida qė ėshtė pėrjashtuar nga rradhėt e policisė.

 

Komiteti Shqiptar i Helsinkit rezervohet tė shprehet lidhur me bazueshmėrinė ose jo ligjore tė kėsaj mase, aq mė tepėr sepse i interesuari i ėshtė drejtuar gjykatės. Si rrjedhim ankesa e Ilirjan Didės do tė jetė objekt i shqyrtimit gjyqėsor.

 

Megjithėkėtė, KSHH e shikon tė nevojshme ti referohet asaj pjese tė njoftimit pėr shtyp, ku Ministria e Rendit merr atribute qė nuk i takojnė duke cėnuar nė tė njėjtėn kohė parimin e prezumimit tė pafajsisė. Fillimisht vlen tė pėrmėndet se Ministria e Rendit ėshtė pjesė e ekzekutivit, ndėrsa policia e shtetit institucion i administratės shtetėrore.

 

Nė njoftimin pėr shtyp thuhet se ish komisari Ilirjan Dida ėshtė pėrjashtuar nga radhėt e policisė “… nėn akuzėn e kryerjes sė njė krimi tė rėndė” se ai “… ka favorizuar qėndrimin nė detyrė tė punonjėsve tė policisė tė inkriminuar...” se “… ka penguar zbulimin e sė vėrtetės lidhur me vdekjen e njė shtetasi …” se “… nė ngarkim tė ish Komisarit Ilirjan Dida rėndon edhe akuza pėr ngjarjen e vrasjes sė njė shtetasi nė qarkun e Kukėsit, ku nė mėnyrė evidente … ka manipuluar provat materiale …”

 

Nėqoftėse Ministria e Rendit ka patur tė dhėna pėr kryerjen e ndonjė vepre penale nga Ilirjan Dida ishte detyra e saj qė materialet pėrkatėse t’ja dėrgonte organit tė ndjekjes (prokurorisė). Ishte nė kompetencėn e prokurorit tė fillonte, tė pushonte ose tė refuzonte ēwshtjen penale lidhur me kallzimin e bėrė. Deri mė sot nuk rezulton qė Ilirjan Didės ti jetė komunikuar ndonjė akuzė penale. Por edhe nė njė rast tė tillė, sipas Kushtetutės dhe Kodit tė Procedurės Penale ai do tė prezumohej i pafajshėm, derisa tė mos ishte vėrtetuar fajėsia e tij me vendim tė formės sė prerė tė gjykatės.

 

Nė nenin 20 tė Kushtetutės thuhet: “ Kushdo quhet i pafajshėm pėrderisa nuk i ėshtė provuar fajėsia me vendim gjyqėsor tė formės sė prerė”.

 

Nė pėrputhje me Kushtetutės, nė nenin 20 pika 3 gėrma “d” e ligjit Nr. 8553 datė 25.11.1999, “Pėr policinė e shtetit” ku bėhet fjalė pėr rastet e pėrjashtimit nga policia e shteti thuhet “Kur dėnohet penalisht me burgim me vendim tė formės sė prerė”.

 

Nė pėrfundim Komiteti Shqiptar i Helsinkit e shikon tė nevojshme tė evidentojė faktin se Gjykata Europiane e tė Drejtave tė Njeriut nė zbatim dhe interpretim tė nenit 6 tė Konventės Europiane tė tė drejtave tė Njeriut lidhur me respektimin e parimit tė prezumimit tė pafajsisė ka qėnė konsekuent nė qėndrimin e saj.

Nė njė nga vendimet e saj ajo ka theksuar se prezumimi i pafajėsisė ėshtė jo vetėm njė garanci proceduriale nė procesin penal por roli i tij ėshtė shumė mė i gjėrė. Ėshtė fjala pėr mbrojtjen e secilit nga trajtimi prej organeve dhe funksionarėve tė shtetit si fajtor pėr kryerjen e njė vepre penale para se njė gjė e tillė tė vėrtetohet nga gjykata.

 

Komiteti Shqiptar tė Helsinkit  siguron anonimatin deri nė momentin kur, vetė personi ankues kėrkon tė bėjė publike tė dhėnat e tij

 

Nė rast se mendoni se tė drejtat tuaja shkelen nga policia, administrata e burgjeve ose struktura tė tjera NA TELEFONONI

... i plote

 

Prill-Qershor 2008

Janar-Mars 2008

Tetor - Dhjetor 2007

Korrik - Shtator 2007

Prill-Qershor 2007

KSHH © Copyright 2002, All Rights Reserved.

KOMITETI SHQIPTAR I HELSINKIT, 

Adresa: Rr. Gjin Bue Shpata, Pll. 5/1, Ap. 4, Tirana, Albania   P.O.Box / Kutia Postare No.1752  

 Tel/Fax: +355 (0) 4 233671 E-mail: office@ahc.org.al  web address: www.ahc.org.al

Mesothelioma Attorney
Numri i vizitorėve nga 20 shkurti 2007