|
Kontrolle
dhe sekuestrime vetėm nė bazė tė ligjit
20.01.2004
Pas tragjedisė sė 9 Janarit 2004, nė
disa qytete tė vendit janė kryer kontrolle dhe
sekuestrime nė njė numėr tė konsiderueshėm objektesh.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit nuk paragjykon veprimet e
mėsipėrme sidomos kur ato synojnė goditjen e krimit tė
organizuar dhe parandalimin e tij.
Megjithatė, duke patur parasysh se ky ėshtė njė
operacion i menjėhershėm dhe me shtrirje relativisht tė
gjerė, ekziston edhe mundėsia e mosrespektimit tė
pėrpiktė ė ligjit dhe si pasojė edhe mundėsia e cėnimit
tė lirive dhe tė drejtave tė shtetasve.
Nga njoftimet e dhėna, krijohet pėrshtypja se kėto masa
janė marrė kryesisht me inisiativėn e policisė gjyqėsore.
Edhe po tė jetė kėshtu, nė vetvehte kjo nuk pėrbėn
shkelje ligjore, sepse nė raste tė veēanta, kur provat
ose sendet qė i pėrkasin veprės penale ka rrezik tė
ndryshohen ose tė zhduken dhe kur prokurori nuk ka
mundėsi tė ndėrhyjė menjėherė, kėtė tė drejtė e ka edhe
policia gjyqėsore. Vlen tė pėrmendet se sipas Kodit tė
Procedurės Penale vendimet e sekuestrimeve nė rastet e
parashikuara me ligj, si rregull merren nga Gjykata ose
Prokurori.
Ėshtė kjo arsyeja qė KSHH u sugjeron prokurorėve tė
rretheve pėrkatėse qė nė vlerėsimin e ligjshmėrisė sė
veprimeve tė kryera nga policia gjyqėsore tė kenė
parasysh edhe faktin nėse rasti i shqyrtuar ka qenė i
ngutshėm ose jo. Sipas njoftimit tė shtypit, mė 19 Janar
2004, Prokurori i Tiranės vendosi tė heqė sekuestron pėr
bar Venecia dhe Tirana. Kjo tregon se kėto masa nuk
kanė qenė tė rregullta dhe tė bazuara.
KSHH i sugjeron gjithashtu edhe Prokurorisė sė
Pėrgjithshme qė ti japė pėrparėsi ndjekjes sė kėtij
problemi me qėllim qė prokuroritė e rretheve nė ēdo rast
tė zbatojnė me rigorozitet ligjin.
Nė pėrfundim, e shikojmė tė nevojshme tė theksojmė se
lidhur me sekuestrimet e kryera nga policia gjyqėsore
dhe eventualisht edhe me vendimet e prokurorit, individė
tė veēantė tė interesuar, mund tė kenė ankesa apo
pretendime tė ndryshme. Nė kėto raste ligji u njeh atyre
tė drejtėn qė brenda dhjetė ditėve tė ankohen nė gjykatė.
|