|
VALĖ
E RE KRIMINALITETI
07.05.2002
Opinioni publik ėshtė i tronditur
thellė nga njė numėr krimesh tė rėnda qė kanė ndodhur
kohėt e fundit nė qytete tė ndryshme tė vendit. Nė krye
tė kėsaj vale tė re tė kriminalitetit janė vrasjet
makabre tė kryera nga duar kriminale kundrejt qytetarėve
tė thjeshtė pėr motive tė dobėta. Rasti mė tronditės
ėshtė ngjarja e Divjakės, ku u masakrua njė familje e
tėrė.
Duhet pohuar se opinioni publik
ndihet deri diku i zhgėnjyer nga angazhimi i forcave tė
rendit pėr parandalimin e kėtyre akteve tė rėnda qė
minojnė nė themel sigurinė personale tė qytetarėve.
Organet pėrkatėse kanė dhėnė siguri pėr njė luftė tė
efektshme kundėr kriminalitetit, por ėshtė e qartė se
ato nuk qėndrojnė plotėsisht pėrpara kėtyre ngjarjeve.
Organet e rendit tė vlerėsojnė me
kujdes dhe nė kohė ēdo sinjalizim qė mund tė marrin nga
qytetarėt dhe tė veprojnė me shpejtėsi pėr parandalimin
e ēdo situate qė mund tė degjenerojė nė krime me pasoja
tė rėnda.
Ėshtė e natyrshme qė nuk ėshtė detyrė
vetėm e organeve tė rendit, por ėshtė edhe pėrgjegjėsi e
tė gjitha organeve shtetėrore qė tė bashkėpunojnė pėr tė
ndėrmarrė njė program tė tėrė masash pėr tė ndalur dorėn
e keqbėrėsve. Gjithashtu, i bėjmė thirrje edhe organeve
tė tjera shtetėrore qė tė rrisin bashkėpunimin e tyre me
publikun pėr parandalimin dhe zgjidhjen e konflikteve qė
ndodhin nė jetėn tonė tė pėrditshme.
|