|
|
KSHH
i konsideron pagesat aforfe tė KESH si tė pabazuara nė
ligje
21.04.2004
Komiteti Shqiptar i Helsinkit si
organizatė pėr mbrojtjen dhe respektimin e tė drejtave
tė shtetasve, ka reaguar herė pas here lidhur me
cėnimin e tė drejtave tė shtetasve nga administrata
publike.
Shqetėsim ka qenė mospėrmbushja e detyrimeve nga ana e
Koorporatės Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) ndaj
qytetarėve me tė cilėt ka lidhur kontrata. Kjo ėshtė
vėrtetuar nė ndėrprerjet e energjisė pas kriter, nė
mėnyrė kolektive, nė faturime jo tė sakta, nė
favorizimet e disa qytetarėve nga faturuesit, etj.
Ende sot, mjaft qytetarė vazhdojnė tė paguajnė fatura
pėr shpenzime tė energjisė elektrike aforfe (me hamendje).
Komitetit Shqiptar tė Helsinkit, lidhur me kėtė
shqetėsim i kanė ardhur ankesa nga qytetarė tė rretheve
tė ndryshme. Ky problem ėshtė trajtuar herė pas here
edhe nė median e shkruar dhe nė atė elektronike.
Nė pėrgjigje tė kėtyre ankesave, KSHH u ka premtuar se
do tė shpejtojė procesin e vėnies sė aparateve matėse.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit konstaton se nė vendosjen
e kėtyre aparaturave ka nėnvleftėsim dhe avashllėk.
KSHH i konsideron pagesat aforfe si tė pabazuara nė
ligje, arbitrare dhe si pasojė, cėnim tė tė drejtave tė
ligjshme tė shtetasve.
KSHH i bėn thirrje KESH-it qė ti japė pėrparėsi
zgjidhjes sė kėtij problemi dhe me transparencė tė
publikojė afatet e pėrfundimit tė kėtij detyrimi
kontraktual.
|