KSHH

TEL/FAX

++355(4)233671

Misioni I KSHH-sė

Misioni kryesor I KSHH-sė ėshtė vėzhgimi I respektimit tė tė drejtave dhe lirive tė njeriut dhe reagimi pėr rivėnien e tyre nė vend, sensibilizimi I shtetasve mbi mbrojtjen e tė drejtave dhe lirive tė tyre; pėrmirėsimi I legjislacionit dhe praktikės pėr zbatimin e ligjit nėpėrmjet oponencave dhe rekomandimeve si nė fazėn e draftimit tė tyre, ashtu edhe gjatė zbatimit tė tyre.

 Integrimi i Shqipėrisė dhe shoqėria civile

 Emigrantėt

 Media

 Zgjedhjet

 Tė miturit

 Minoritetet

 Policia

 Edukimi ligjor

 Shėrbimi ligjor

 Burgjet dhe vendet e paraburgimit

 Shėndeti dhe tė drejtat e njeriut

 Ekzekutimi i vendimeve gjyqėsore

 Letra tė KSHH

 Informacione tė tjera

 PROJEKTE
 RAPORTE
 DEKLARATA

   ZGJEDHJET PARLAMENTARE

Raport pėrfundimtar pėr ecurinė e procesit zgjedhor per zgjedhjet parlamentare tė 3 korrikut 2005 nė Shqipėri

STRATEGJIA 2007-2010

Janar 2006  KSHH realizoi njė vetvlerėsim tė punės sė organizatės

Forcimi organizativ dhe hartimi i strategjisė tė re pėr periudhėn 2007-2010

  TAKIME KESHILLIMORE

Nė kuadėr tė pėrmirėsimit tė respektimit tė tė drejtave tė tė dėnuarve dhe rritjen e efektivitetit tė personelit tė burgjeve...

   

respektohet e drejta e privatėsisė

 

02.11.2004

Komiteti Shqiptar i Helsinkit, pasi u njoh me projekt-ligjin pėr njė ndryshim nė ligjin Nr. 9062, datė 08.05.2003 “Kodi i Familjes i Republikės sė Shqipėrisė” e shikon tė nevojshme tė deklarojė:         

 

Nė nenin 19 tė Kodit tė Familjes bėhet fjalė pėr detyrimin e personit qė kėrkon shpalljen e martesės, t’i paraqesė nėpunėsit tė gjendjes civile, veē ēertifikatave tė lindjes tė tė dy bashkėshortėve, tė ardhshėm, edhe ēdo dokument tjetėr qė ėshtė i nevojshėm dhe provon se nuk ekzistojnė pengesa pėr lidhjen e martesės.

 

Nė projekt-ligjin e mėsipėrm, kėrkesat e nenit 19 tė Kodit tė Familjes barazohen me  dokumentat mjekėsore qė duhet tė paraqesin personat qė kėrkojnė shpalljen e martesės me tė cilat do tė vėrtetohet nėse ata janė ose jo tė sėmurė me HIV/AIDS dhe me Talesemi (sėmundje e gjakut).

 

KSHH, edhe pse ka parasysh qėllimin e mirė tė hartuesve tė kėtij projekti, mendon se nė rastin konkret do tė ishin efektive dhe parandaluese masat me karakter sensibilizues dhe informues, dhe jo mjetet e detyrimit ligjor. Nė kėtė drejtim, KSHH ka parasysh kushtet e vendit tonė si edhe shkallėn e emancipimit shoqėror qė lė mjaft pėr tė dėshiruar. Nėpunėsi i gjendjes civile nuk ka tė drejtė tė njihet me intimitetet ose gjendjen  shėndetėsore tė personave qė kėrkojnė tė lidhin martesė, me pėrjashtim tė rasteve qė pėrcakton neni 12 i Kodit tė Familjes i cili ndalon lidhjen e martesės tė personave qė vuajnė nga sėmundje tė rėnda psikike ose me zhvillim mendor tė metė qė i bėn ata tė paaftė tė kuptojnė qėllimin e martesės.

 

KSHH mendon se kjo kėrkesė e projekt-ligjit bie ndesh me nenin 8 tė Konventės Evropiane tė tė Drejtave tė Njeriut si edhe nenin 35 tė Kushtetutės sė republikės sė Shqipėrisė.

 

Gjykata Evropiane e tė Drejtave tė Njeriut, shqyrtimit tė ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me respektimin e sė drejtės sė privatėsisė i ka kushtuar vėmendje tė veēantė. Nė disa vendime tė saj, ajo ka theksuar se detyrimi i shtetit pėr tė mbrojtur tė dhėnat personale pėrfshin edhe sekretin mjekėsor. Nė kėtė drejtim, do tė mjaftonte tė pėrmendim dy vendimet dhe njė raport tė kėsaj gjykate: Vendimin e “Z” kundėr Finlandės tė datės 15.02.1997, raportin “Costello-Roberts” kundėr Britanisė sė Madhe , datė 25.05.2000, si edhe vendimin e “X” kundėr Austrisė, datė 13.12.1979. Nė to pėrkatėsisht theksohet se: “mbrojtja e tė dhėnave mjekėsore ka rėndėsi themelore pėr ushtrimin e sė drejtės sė respektimit tė jetės private dhe familjare”. Vendimi i referohet dokumentacionit pėr mbrojtjen e virusit HIV. Ruajtja e informacionit mjekėsor “pėrbėn njė parim tė rėndėsishėm tė sistemeve juridike tė shteteve tė Konventės” se “sulmi ndaj integritetit fizik kundėr vullnetit tė tė interesuarit edhe nė rastin kur ėshtė minimal, duhet konsideruar si ndėrhyrje”. Si shembull pėrmendet “kurimi i detyrueshėm i personit tė privuar nga liria, nėnshtrimi ndaj analizave qė shkaktojnė nevojėn e marrjes sė gjakut”, etj, (shih “Rreth Konventės Evropiane” pėrkthim shqip, viti 2003, fq. 249 me autor Marek Antoni Nowicki)

 

Janė pikėrisht arsyet e pėrmendura mė sipėr, qė KSHH i kėrkon Kuvendit tė Shqipėrisė tė mos e miratojė projekt-ligjin e mėsipėrm.

 

Komiteti Shqiptar tė Helsinkit  siguron anonimatin deri nė momentin kur, vetė personi ankues kėrkon tė bėjė publike tė dhėnat e tij

 

Nė rast se mendoni se tė drejtat tuaja shkelen nga policia, administrata e burgjeve ose struktura tė tjera NA TELEFONONI

... i plote

 

Prill-Qershor 2008

Janar-Mars 2008

Tetor - Dhjetor 2007

Korrik - Shtator 2007

Prill-Qershor 2007

KSHH © Copyright 2002, All Rights Reserved.

KOMITETI SHQIPTAR I HELSINKIT, 

Adresa: Rr. Gjin Bue Shpata, Pll. 5/1, Ap. 4, Tirana, Albania   P.O.Box / Kutia Postare No.1752  

 Tel/Fax: +355 (0) 4 233671 E-mail: office@ahc.org.al  web address: www.ahc.org.al

Mesothelioma Attorney
Numri i vizitorėve nga 20 shkurti 2007