KSHH

TEL/FAX

++355(4)233671

Misioni I KSHH-sė

Misioni kryesor I KSHH-sė ėshtė vėzhgimi I respektimit tė tė drejtave dhe lirive tė njeriut dhe reagimi pėr rivėnien e tyre nė vend, sensibilizimi I shtetasve mbi mbrojtjen e tė drejtave dhe lirive tė tyre; pėrmirėsimi I legjislacionit dhe praktikės pėr zbatimin e ligjit nėpėrmjet oponencave dhe rekomandimeve si nė fazėn e draftimit tė tyre, ashtu edhe gjatė zbatimit tė tyre.

 Integrimi i Shqipėrisė dhe shoqėria civile

 Emigrantėt

 Media

 Zgjedhjet

 Tė miturit

 Minoritetet

 Policia

 Edukimi ligjor

 Klinika Ligjore Falas

 Burgjet dhe vendet e paraburgimit

 Shėndeti dhe tė drejtat e njeriut

 Ekzekutimi i vendimeve gjyqėsore

 Letra tė KSHH

 Informacione tė tjera

 PROJEKTE
 RAPORTE
 DEKLARATA

   ZGJEDHJET PARLAMENTARE

Raport pėrfundimtar pėr ecurinė e procesit zgjedhor per zgjedhjet parlamentare tė 3 korrikut 2005 nė Shqipėri

STRATEGJIA 2007-2010

Janar 2006  KSHH realizoi njė vetvlerėsim tė punės sė organizatės

Forcimi organizativ dhe hartimi i strategjisė tė re pėr periudhėn 2007-2010

  TAKIME KESHILLIMORE

Nė kuadėr tė pėrmirėsimit tė respektimit tė tė drejtave tė tė dėnuarve dhe rritjen e efektivitetit tė personelit tė burgjeve...

   

Projekti

“Rritja e ndërgjegjësimit për zbatimin e Statutit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale në Shqipëri”

 

20.02.2004

Në kuadër të bashkëpunimit me Institutin e Lëvizjes Federaliste Botërore për Politikat Globale dhe Koalicionin e OJF-ve për Gjykatën Ndërkombëtare Penale, Komiteti Shqiptar i Helsinkit duke filluar nga muaji shkurt do të zbatojë projektin “Rritja e ndërgjegjësimit për zbatimin e Statutit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale në Shqipëri”. Shqipëria ka ratifikuar dhe nënshkruar më 25 Dhjetor të 2002 Traktatin e Romës. Për shkak të kompleksitetit dhe në të njëjtën kohë të risisë që solli Statuti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, aderimi i Republikës së Shqipërisë në këtë traktat, do të vijë përmes rezultateve politike, ligjore dhe financiare.

 

KSHH-ja ka marrë inisiativën për përgatitjen e një botimi për informimin më të mirë të publikut dhe sistemit gjygjësor për rolin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe për zbatimin e Statutit të saj në legjislacionin e brendshëm.

 

Nëpërmjet këtij projekti synohet të arrihen objektivat e mëposhtëm:

  • Rritja e ndërgjegjësimit të publikut për kuptimin më të mirë të rolit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe për zbatimin e Statutit të saj në sistemin e brendshëm gjygjësor shqiptar.

  • Inkurajimi i shoqërisë civile shqiptare për të patur një informacion më të mirë rreth Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe nxitja e strukturave përgjegjëse shtetërore për të ndërmarrë hapat dhe masat e nevojshme për një zbatim të plotë të Statutit të Romës në realitetin shqiptar.

 

Nga zbatimi i projektit do të përfitojnë:

  • Të gjithë personat që janë në juridiksionin e Republikës së Shqipërisë, sepse juridiksioni i Gjykatës Ndërkombëtare Penale do të shtrihet edhe mbi ta.

  • Punonjësit e sistemit gjygjësor shqiptar, veçanërisht gjyqtarët, prokurorët dhe avokatët të cilëve u duhet të familjarizohen me Gjykatën Ndërkombëtare Penale.

  • Studentët e Fakultetit të Drejtësisë dhe të gjithë praktikuesit e ligjit që e kanë zgjedhur të ardhmen e tyre profesionale në fushën ndërkombëtare penale.

  • Shoqëria civile shqiptare dhe në mënyrë të veçantë organizatat e të drejtave të njeriut.

  • Përfaqësuesit e strukturave shtetërore, që janë të ngarkuar me ligj për të bërë përmirësimet ligjore.

Zbatimi i këtij projekti do të jetë hapi i parë për identifikimin e stakeholderave dhe një kontribut kritik për një harmonizim përfundimtar dhe zhvillim të legjislacionit vendas në të ardhmen.

 

Rezultatet që priten nga zbatimi i këtij projekti:

  • Një informim më i mirë për arritjet dhe mangësitë e legjislacionit shqiptar, hapat e mëtejshëm e të nevojshëm për zbatimin e plotë të Statutit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale në legjislacionin vendas.

  • Një sensibilizim më i mirë i publikut në përgjithësi dhe i profesionistëve në veçanti.

  • Përmirësimi i kontekstit ligjor në lidhje me Gjykatën Ndërkombëtare Penale dhe legjislacionin ndërkombëtar penal.

  • Forcimi i rolit të shoqërisë civile shqiptare në procesin e zbatimit të plotë të Statutit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale në legjislacionin shqiptar dhe në bashkëpunimin me Kualicionin për Gjykatën Ndërkombëtare Penale.

 Komitetit Shqiptar i Helsinkit në kuadër të këtij projekti do të organizojë aktivitete të ndryshme, si një tavolinë të rrumbullakët me ekspertë, mbledhje me përfaqësues të OJF-ve të tjera në fushën e të drejtave të njeriut dhe do të përgatisë një publikim informues. Projekti do të realizohet nga 1 shkurti deri më 30 qershor 2004. Ky projekt financohet nga Instituti i Lëvizjes Federaliste Botërore për Politikat Globale dhe Koalicioni i OJF-ve për Gjykatën Ndërkombëtare Penale.

 

Komiteti Shqiptar tė Helsinkit  siguron anonimatin deri nė momentin kur, vetė personi ankues kėrkon tė bėjė publike tė dhėnat e tij

 

Nė rast se mendoni se tė drejtat tuaja shkelen nga policia, administrata e burgjeve ose struktura tė tjera NA TELEFONONI

... i plote

 

Tetor - Dhjetor 2008

Korrik - shtator 2008

Prill-Qershor 2008

Janar-Mars 2008

Tetor - Dhjetor 2007

KSHH © Copyright 2002, All Rights Reserved.

KOMITETI SHQIPTAR I HELSINKIT, 

Adresa: Rr. Gjin Bue Shpata, Pll. 5/1, Ap. 4, Tirana, Albania   P.O.Box / Kutia Postare No.1752  

 Tel/Fax: +355 (0) 4 2233671 E-mail: office@ahc.org.al  web address: www.ahc.org.al

Mesothelioma Attorney
Numri i vizitorėve nga 20 shkurti 2007