KSHH

TEL/FAX

++355(4)233671

Misioni I KSHH-sė

Misioni kryesor I KSHH-sė ėshtė vėzhgimi I respektimit tė tė drejtave dhe lirive tė njeriut dhe reagimi pėr rivėnien e tyre nė vend, sensibilizimi I shtetasve mbi mbrojtjen e tė drejtave dhe lirive tė tyre; pėrmirėsimi I legjislacionit dhe praktikės pėr zbatimin e ligjit nėpėrmjet oponencave dhe rekomandimeve si nė fazėn e draftimit tė tyre, ashtu edhe gjatė zbatimit tė tyre.

 Integrimi i Shqipėrisė dhe shoqėria civile

 Emigrantėt

 Media

 Zgjedhjet

 Tė miturit

 Minoritetet

 Policia

 Edukimi ligjor

 Shėrbimi ligjor

 Burgjet dhe vendet e paraburgimit

 Shėndeti dhe tė drejtat e njeriut

 Ekzekutimi i vendimeve gjyqėsore

 Letra tė KSHH

 Informacione tė tjera

 PROJEKTE
 RAPORTE
 DEKLARATA

   ZGJEDHJET PARLAMENTARE

Raport pėrfundimtar pėr ecurinė e procesit zgjedhor per zgjedhjet parlamentare tė 3 korrikut 2005 nė Shqipėri

STRATEGJIA 2007-2010

Janar 2006  KSHH realizoi njė vetvlerėsim tė punės sė organizatės

Forcimi organizativ dhe hartimi i strategjisė tė re pėr periudhėn 2007-2010

  TAKIME KESHILLIMORE

Nė kuadėr tė pėrmirėsimit tė respektimit tė tė drejtave tė tė dėnuarve dhe rritjen e efektivitetit tė personelit tė burgjeve...

   

Komiteti Shqiptar i Helsinkit kur reagon mbėshtetet vetėm nė dokumentat ndėrkombėtare, nė Kushtetutėn dhe ligjet tona

 

07.06.2004 

Nė pėrgjigje tė shkrimit pa autor, botuar nė gazetėn “55” tė datės 7 Qershor 2004 me titull “Komiteti i Helsinkit strehon vjedhjet e Nanos”, e shikojmė tė nevojshme tė sqarojmė sa mė poshtė:

Qysh nė fund tė muajit Prill tė kėtij viti, d.m.th. para se Inspektoriati i Pėrgjithshėm pėr Kontrollin e deklarimit tė pasurive tė bėnte publike tė dhėnat pėr pasuritė e disa prej subjekteve tė parashikuara nė ligj, KSHH mbėshtetur nė nenin 134 pika 2 e Kushtetutės i ėshtė drejtuar Gjykatės Kushtetuese me kėrkesėn objekt shfuqizimin si tė papajtueshėm me Kushtetutėn e Republikės sė Shqipėrisė, tė nenit 34 tė Ligjit Nr. 9049, datė 10.04.2003 “Pėr deklarimin dhe kontrollin e pasurive tė detyrimeve financiare tė tė zgjedhurve dhe tė disa nėpunėsve publikė”.

Nė nenin 34 tė kėtij ligji thuhet se: “Tė dhėnat qė pėrfitohen nga deklarimi sipas kėtij ligji, janė tė lejueshme pėr publikim, nė pėrputhje me ligjin Nr. 8503, datė 30.06.1999 “Pėr tė drejtėn e informimit pėr dokumentat zyrtarė”.

KSHH mendon se ligjvėnėsi duhej t’i referohej jo ligjit “Pėr tė drejtėn e informimit pėr dokumentat zyrtarė”, por ligjit Nr. 8547, datė 11.02.1999 “Pėr mbrojtjen e tė dhėnave personale”. Nė nenin 10 tė kėtij ligji, thuhet se “Trajtimi i tė dhėnave personale nga persona tė tjerė, lejohet vetėm nė rast se subjekti i ketyre tė dhėnave ka dhėnė shprehimisht pėlqimin pėr kėtė trajtim”.

Meqėnėse KSHH, tė dhėnat mbi deklarimin e pasurisė tė subjekteve tė ndryshme i konsideron tė dhėna personale, (edhe pse tė domosdoshme pėr deklarim) publikimin e tyre pa pėlqimin e subjekteve pėrkatės e quan cėnim tė sė drejtės sė privatėsisė sanksionuar nė nenin 35 tė Kushtetutės dhe nenin 8 tė Konventės Evropiane tė tė Drejtave tė Njeriut.

Vlen tė thkesohet se pėr KSHH-nė, kur cėnohen tė drejtat dhe liritė e shtetasve, nuk ka rėndėsi fakti nėse kemi tė bėjmė me tė ndaluar, tė paraburgosur apo tė dėnuar, pensionistė, tė punėsuar ose jo, nėpunės tė thjeshtė apo zyrtarė, funksionarė shteti apo tė zgjedhur, me ose pa imunitet, etj. KSHH mbėshtet fuqimisht luftėn kundėr korrupsionit si dhe ligjin Nr. 9049, datė 10.04. 2003 qė i shėrben intensifikimit tė kėsaj lufte. KSHH ėshtė pėr denoncimin nė organet e ndjekjes sė ēdo personi, pavarėsisht nga funksioni qė ka, nė qoftė se gjatė verifikimit tė tė dhėnave tė pasurive qė ai deklaron, ka tė dhėna pėr kryerjen e ndonjė vepre penale. Por nė tė njėjtėn kohė, ėshtė e drejtė e tij tė reagojė kur konstaton cėnim tė tė drejtave tė shtetasve.

KSHH ėshtė njė organizatė jo-fitimprurėse qė ka organet e tij (mbledhjen e pėrgjithshme, bordin dhe stafin e vet). Nė deklaratat dhe qėndrimet e tij, ai mbėshtetet vetėm nė dokumentat ndėrkombėtarė, Kushtetutėn dhe ligjet tona. Nė kėtė drejtim, KSHH nuk i merr leje askujt dhe nuk tėrhiqet nga presionet dhe synimet demigruese tė ēfarėdo natyre qė tė jenė ato. Nė kėto 14 vjet tė ekzistencės sė tij, KSHH pėr shkak tė pozicionimit tė tij tė pavarur dhe objektiv, e ka rritur reputacionin e tij brenda dhe jashtė vendit.

Autorit tė shkrimit tė gazetės “55”, do t’i sugjeronim qė t’i hidhte njė sy raporteve vjetore tė Departamentit tė SHBA lidhur me respektimin e tė drejtave tė njeriut nė Shqipėri dhe do tė bindej se KSHH citohet si njė burim i pavarur informacioni.

KSHH i ėshtė drejtuar gjykatės Kushtetuese, si organi i vetėm kompetent pėr tė shqyrtuar pajtueshmėrinė e ligjit me Kushtetutėn.

Ne nuk paragjykojmė vendimin e kėsaj Gjykate dhe do tė respektojmė atė, edhe sikur kėrkesa e KSHH-sė tė mos pranohet. Vendimet e Gjykatės Kushtetuese janė tė formės sė prerė dhe tė detyrueshme pėr zbatim.

 

Komiteti Shqiptar tė Helsinkit  siguron anonimatin deri nė momentin kur, vetė personi ankues kėrkon tė bėjė publike tė dhėnat e tij

 

Nė rast se mendoni se tė drejtat tuaja shkelen nga policia, administrata e burgjeve ose struktura tė tjera NA TELEFONONI

... i plote

 

Prill-Qershor 2008

Janar-Mars 2008

Tetor - Dhjetor 2007

Korrik - Shtator 2007

Prill-Qershor 2007

KSHH © Copyright 2002, All Rights Reserved.

KOMITETI SHQIPTAR I HELSINKIT, 

Adresa: Rr. Gjin Bue Shpata, Pll. 5/1, Ap. 4, Tirana, Albania   P.O.Box / Kutia Postare No.1752  

 Tel/Fax: +355 (0) 4 233671 E-mail: office@ahc.org.al  web address: www.ahc.org.al

Mesothelioma Attorney
Numri i vizitorėve nga 20 shkurti 2007