|
|
Selenica
paralajmėrim pėr masa tė efektshme parandaluese
25.02.2004
Ngjarja e ndodhur nė minierėn e
Selenicės dhe pasojat e saj tronditėn rėndė opinionin e
gjerė shoqėror. Komiteti Shqiptar i Helsinkit u shpreh
dhimbjen e thellė dhe ngushėllimet e sinqerta
familjarėve tė viktimave si dhe shėrim tė shpejtė tė
aksidentuarve qė vazhdojnė tė kurohen brenda dhe jashtė
vendit.
KSHH nuk paragjykon shkakun e kėtij aksidenti dhe as
pėrgjegjėsinė qė mund tė kenė persona tė veēantė. Kjo
ėshtė ēėshtje qė duhet tė zgjidhet nga organet
kompetente. KSHH pėrshėndet Prokurorin e rrethit tė
Vlorės qė veproi menjėherė dhe qė ndaloi personat e
dyshuar pėr shkeljen e rregullave tė mbrojtjes nė punė
qė ka shkaktuar vdekjen dhe dėmtimin e rendė tė disa
punonjėsve. Me kėtė rast, KSHH i bėn thirrje organit,
qė nė pėrputhje me ligjin ta hetojė atė shpejt dhe me
objektivitet.
Kjo ngjarje me pasoja tė rėnda mori jetėn e 6 personave.
Nga ky aksident u dėmtuan edhe shumė tė tjerė. Duke
marrė shkas nga ky rast tragjik, KSHH e sheh tė
nevojshme tė theksojė se ende nė vendin tonė respektimit
tė legjislacionit dhe akteve tė tjera nėnligjore nuk i
kushtohet vėmendje e veēantė, edhe pse dihet se jeta dhe
shėndeti i njeriut janė pasuritė mė tė mėdha.
Vėzhgimet e mėparshme tė KSHH-sė nė sektorė tė ndryshėm,
kanė evidentuar shkelje tė rregullave tė sigurimit nė
punė, tė mospajisjes sė punėtorėve me mjetet e nevojshme,
etj. Kontrolli i organeve pėrkatėse nė kėtė drejtim nuk
ka qenė nė nivelin e duhur.
KSHH thekson se e keqja tek ne nuk qėndron tek mungesa e
legjislacionit, por tek moszbatimi i tij rigoroz, tek
nėnvleftėsimi dhe lėshimet qė bėhen pėr shkak tė
indiferentizmit apo interesave tė tjera.
KSHH me keqardhje vėren se e keqja tek ne qėndron nė
faktin se organet pėrkatėse vihen nė lėvizje kur ndodh e
keqja, nė njė kohė kur asaj duhet ti dilet pėrpara, tė
parandalohet. Ngjarja e rėndė e Selenicės duhet tė
shėrbejė si reflektim pėr tė marrė masa efikase nė
mbrojtje tė shėndetit dhe tė jetės sė njeriut. KSHH i
kėrkon drejtuesve tė sektorėve tė ekonomisė apo
sipėrmarrėsve tė ndryshėm, tė mos spekullohet me nevojėn
e punėtorėve pėr tu punėsuar. Nė kėtė drejtim, masat
ndaj shkelėsve tė ligjit duhet tė jenė tė ashpra.
|