|
|
Tragjedi me pasoja
tepėr tė rėnda
11.01.2004
Mbarė opinioni publik shqiptar ėshtė
vėnė nė dijeni pėr tragjedinė e rėndė qė ndodhi nė
ujėrat e detit Jon, ku nė njė gomone tė nisur drejt
brigjeve tė Italisė gjetėn vdekjen 21 shtetas shqiptarė.
Ky lajm ishte sa tronditės aq edhe i dhimbshėm. Komiteti
Shqiptar i Helsinkit i shpreh ngushullimet e veta tė
gjithė familjarėve dhe tė afėrmėve tė viktimave tė kėsaj
tragjedie, ndėrsa tė mbijetuarve i uron shėrim tė shpejt.
Ngjarja e mėsipėrme ėshtė njė provė
tjetėr qė tregon se krimi i organizuar, pjesė e tė cilit
ėshtė edhe trafiku i qėnieve njerėzore mund tė goditet
ose edhe tė tėrhiqet pėrkohėsisht, por pėrsėri ai mund
tė organizohet dhe tė veprojė.
Nga ana tjetėr, vihet re ende
shqiptarėve u duhet kohė tė realizojnė tė drejtėn e tyre
pėr tė lėvizur lirshėm dhe tu krijohen mundėsitė pėr
tu pajisur me viza tė rregullta udhėtimi pėr jashtė
shtetit.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit
konstaton se forca zbuluese kundėr krimit tė organizuar,
bashkėrendimi i punės sė institucioneve tė specializuara
nė kėtė fushė lė shumė pėr tė dėshiruar.
-
Komiteti Shqiptar i Helsinkit
denoncon vetkėnaqėsinė, dukuri kjo e shprehur edhe nė
ndonjė deklaratė qeveritare si dhe mendimin se trafiku
i qėnive njerėzore ėshtė nė nivele zero. Tragjedia e
fundit tregoi se prirje tė tilla mund tė shoqėrohen me
pasoja tė dėmshme pėr jetėn e njerėzve dhe
stabilitetin e vendit.
-
Komiteti Shqiptar i Helsinkit i bėn
thirrje organeve tė specializuara nė luftėn kundėr
krimit, sidomos atij tė organizuar, qė tė rrisin
aftėsitė profesionale, tė zbulojnė dhe tė godasin nė
pėrputhje me ligjin, jo vetėm ekzekutorėt por edhe
organizatorėt e bashkėpunėtorėt e krimit si dhe tė
gjithė ata qė me qėndrimet e tyre pasive dhe toleruese
favorizojnė kryerjen e krimeve me rrezikshmėri tė
theksuar shoqėrore.
-
Komiteti Shqiptar i Helsinkit i bėn
thirrje organeve drejtuese tė Ministrisė sė Rendit
Publik tė pastrojnė rradhėt e policisė dhe strukturave
tė tjera tė kėsaj Ministrie nga njerėzit e inkriminuar
dhe tė korruptuar qė me qėndrimet dhe veprimet e tyre,
ndihmojė, favorizojnė ose nxisin krimin e organizuar
si pastrojnė rradhėt e tyre edhe nga ata qė tolerojnė
ndaj elementėve keqbėrės.
-
Komiteti Shqiptar i Helsinkit, duke
marrė shkas nga kjo tragjedi e pėrsėritur, e sheh tė
nevojshme ti referohet vjetarit statistikor tė
Ministrisė sė Drejtėsisė pėr vitin 2002, sipas tė
cilit rezulton se gjykatat shqiptare nuk kanė dėnuar
asnjė person pėr trafik tė qėnieve njerėzore, figurė
krimi e parashikuar nga neni 110/a i Kodit penal.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit i bėn thirrje gjithashtu,
organeve tė drejtėsisė qė tė zbatojnė njė politikė tė
ashpėr dėnimi ndaj organizatorėve, ekzekutorėve dhe
bashkėpunėtorėve nė krime tė tilla.
-
Komiteti Shqiptar i Helsinkit i
drejtohet nė mėnyrė tė pėrsėritur Qeverisė shqiptare
pėr tė treguar kujdes tė veēantė nė drejtim tė
mbrojtjes sė dinjitetit tė shqiptarėve. Qeveria
shqiptare duhet tė bėjė pėpjekje maksimale qė edhe
shtetasit shqiptarė tė trajtohen nė mėnyrė tė
barabartė lidhur me dhėnien e vizave.
Kriminaliteti ėshtė njė fenomen qė
nuk zhduket me deklarata apo vetėm me fushata.
Parandalimi i tij kėrkon masa efikase dhe rritje tė
pėrgjegjėsisė, forcim tė luftės kundėr korrupsionit,
rritje tė profesionalizmit tė organeve tė specializuara,
konsolidim tė organeve shtetėrore si dhe sensibilizim tė
vazhdueshėm tė publikut.
Duke falenderuar median shqiptare pėr
informimin e shpejtė dhe pasqyrimin e kėsaj tragjedie,
Komiteti Shqiptar i Helsinkit do tė jetė njė partner i
saj dhe do tė vazhdojė tė denoncojė pa hezitim rastet
korruptive dhe abuzimeve tė punonjėsve tė administratės
publike, qofshin kėta funksionarė apo politikanė duke
kontribuar kėshtu nė parandalimin e fenomeneve tė tilla.
|