KSHH

TEL/FAX

++355(4)233671

Misioni I KSHH-sė

Misioni kryesor I KSHH-sė ėshtė vėzhgimi I respektimit tė tė drejtave dhe lirive tė njeriut dhe reagimi pėr rivėnien e tyre nė vend, sensibilizimi I shtetasve mbi mbrojtjen e tė drejtave dhe lirive tė tyre; pėrmirėsimi I legjislacionit dhe praktikės pėr zbatimin e ligjit nėpėrmjet oponencave dhe rekomandimeve si nė fazėn e draftimit tė tyre, ashtu edhe gjatė zbatimit tė tyre.

 Integrimi i Shqipėrisė dhe shoqėria civile

 Emigrantėt

 Media

 Zgjedhjet

 Tė miturit

 Minoritetet

 Policia

 Edukimi ligjor

 Shėrbimi ligjor

 Burgjet dhe vendet e paraburgimit

 Shėndeti dhe tė drejtat e njeriut

 Ekzekutimi i vendimeve gjyqėsore

 Letra tė KSHH

 Informacione tė tjera

 PROJEKTE
 RAPORTE
 DEKLARATA

   ZGJEDHJET PARLAMENTARE

Raport pėrfundimtar pėr ecurinė e procesit zgjedhor per zgjedhjet parlamentare tė 3 korrikut 2005 nė Shqipėri

STRATEGJIA 2007-2010

Janar 2006  KSHH realizoi njė vetvlerėsim tė punės sė organizatės

Forcimi organizativ dhe hartimi i strategjisė tė re pėr periudhėn 2007-2010

  TAKIME KESHILLIMORE

Nė kuadėr tė pėrmirėsimit tė respektimit tė tė drejtave tė tė dėnuarve dhe rritjen e efektivitetit tė personelit tė burgjeve...

   

Tubimet apo revoltat e dhunshme janė antikushtetuese



29.03.2004

Komiteti Shqiptar i Helsinkit, tubimet e fundit tė opozitės i ka konsideruar tė ligjshme dhe paqėsore ashtu siē ka vlerėsuar nė pėrputhje me ligjin edhe qėndrimin e forcave tė rendit.
         Nė njė vend demokratik siē ėshtė edhe Shqipėria, kushdo gėzon tė drejtėn e lirisė sė mbledhjeve dhe manifestimeve paqėsore pėr tė shprehur pakėnaqėsitė e mundshme apo kėrkesat e ndryshme ndaj qeverisė, institucioneve apo organeve tė caktuara shtetėrore.
         Konventa Europiane e tė Drejtave tė Njeriut (neni 11) dhe Kushtetuta e Republikės sė Shqipėrisė (nenet 46 dhe 47) garantojnė tė drejtėn e organizimit kolektiv pėr ēfarėdo qėllimi tė ligjshėm si dhe lirinė e tubimeve paqėsore. Nė nenin 47 tė Kushtetutės theksohet se “tubimet paqėsore nė sheshe dhe nė vendet e kalimit publik bėhen sipas procedurave tė parashikuara nė ligj”. Pikėrisht pėr kėtė arsye ėshtė miratuar dhe ligji “Mbi tubimet”.
         As dokumentat ndėrkombėtar, as Kushtetuta jonė dhe as ligji “Mbi tubimet” nuk lejojnė qė tubimet e ligjshme tė degjenerojnė nė dhunė nė ēfarėdo forme qė tė paraqitet ajo. Kėtė e kanė parasysh edhe organizatorėt e tubimeve. Si rrjedhim, nuk mund tė merren nė mbrojtje tubimet qė synojnė prishjen e rendit publik apo cėnimin e interesave tė tė tjerėve.
         Nė kėtė vėshtrim, KSHH-ja vlerėson tė nxituar deklaratėn e datės 27.3.2004 tė Z. Preē Zogaj, kryetar i grupit parlamentar “Aleanca pėr demokraci”, ku ėshtė shprehur se nė qoftė se qeveria nuk refekton ndaj tubimeve tė organizuara nga opozita, “protestat evoluojnė nė revolta dhe nė kryengritje dhe kėtu pastaj ka pak vend pėr drejtim politik”. Edhe pse ai thekson se rritja e revoltės vjen vetvetiu pa qėnė nevoja pėr tė bėrė thirrje pėr kryengritje, nė fakt ai e justifikon atė.
         KSHH-ja nuk pajtohet mė kėtė arsyetim edhe pėr faktin sepse qoftė edhe indirekt deklarata tė tilla inkurajojnė veprime tė kundraligjshme. Komiteti Shqiptar i Helsinkit mbėshtet deklaratėn e Nėnkryetares tė Partisė Demokratike Znj. Josefina Topalli se: “Nė asnjė rast nuk do tė lejojmė qė situata nė vend tė dalė jashtė kontrollit” se “ Kjo nuk ėshtė as nė tė mirėn e stabilitetit nė vend, as nė tonėn”.
         Megjithatė, KSHH i bėn thirrje qeverisė qė tė vlerėsojė kėrkesat dhe ankesat e ligjshme tė shtetasve dhe sidomos ato qė kanė tė bėjnė me preokupacionet e tyre tė pėrditshme tė karakterit social - ekonomik.

 

Komiteti Shqiptar tė Helsinkit  siguron anonimatin deri nė momentin kur, vetė personi ankues kėrkon tė bėjė publike tė dhėnat e tij

 

Nė rast se mendoni se tė drejtat tuaja shkelen nga policia, administrata e burgjeve ose struktura tė tjera NA TELEFONONI

... i plote

 

Prill-Qershor 2008

Janar-Mars 2008

Tetor - Dhjetor 2007

Korrik - Shtator 2007

Prill-Qershor 2007

KSHH © Copyright 2002, All Rights Reserved.

KOMITETI SHQIPTAR I HELSINKIT, 

Adresa: Rr. Gjin Bue Shpata, Pll. 5/1, Ap. 4, Tirana, Albania   P.O.Box / Kutia Postare No.1752  

 Tel/Fax: +355 (0) 4 233671 E-mail: office@ahc.org.al  web address: www.ahc.org.al

Mesothelioma Attorney
Numri i vizitorėve nga 20 shkurti 2007