KSHH

TEL/FAX

++355(4)233671

Misioni I KSHH-sė

Misioni kryesor I KSHH-sė ėshtė vėzhgimi I respektimit tė tė drejtave dhe lirive tė njeriut dhe reagimi pėr rivėnien e tyre nė vend, sensibilizimi I shtetasve mbi mbrojtjen e tė drejtave dhe lirive tė tyre; pėrmirėsimi I legjislacionit dhe praktikės pėr zbatimin e ligjit nėpėrmjet oponencave dhe rekomandimeve si nė fazėn e draftimit tė tyre, ashtu edhe gjatė zbatimit tė tyre.

 Integrimi i Shqipėrisė dhe shoqėria civile

 Emigrantėt

 Media

 Zgjedhjet

 Tė miturit

 Minoritetet

 Policia

 Edukimi ligjor

 Klinika Ligjore Falas

 Burgjet dhe vendet e paraburgimit

 Shėndeti dhe tė drejtat e njeriut

 Ekzekutimi i vendimeve gjyqėsore

 Letra tė KSHH

 Informacione tė tjera

 PROJEKTE
 RAPORTE
 DEKLARATA

   ZGJEDHJET PARLAMENTARE

Raport pėrfundimtar pėr ecurinė e procesit zgjedhor per zgjedhjet parlamentare tė 3 korrikut 2005 nė Shqipėri

STRATEGJIA 2007-2010

Janar 2006  KSHH realizoi njė vetvlerėsim tė punės sė organizatės

Forcimi organizativ dhe hartimi i strategjisė tė re pėr periudhėn 2007-2010

  TAKIME KESHILLIMORE

Nė kuadėr tė pėrmirėsimit tė respektimit tė tė drejtave tė tė dėnuarve dhe rritjen e efektivitetit tė personelit tė burgjeve...

   

Disa  tregues të veprimtarisë së KShH-së  

  1. KShH-ja, është organizata e parë e të drejtave të njeriut në Shqipëri, promotor i mbrojtjes së të drejtave të njeriut në vend dhe në rajon.
  2. Më 22 mars 1992, organizata u anëtarësua pranë Federatës Ndërkombëtare të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut.
  3. Komiteti Shqiptar i Helsinkit, si një nga organizatat e para lobuese në vend, ka qenë tepër aktiv në ofrimin e oponencave për amendamente të paketave ligjore, projetligjeve etj., duke përmirësuar kështu kuadrin ligjor shqiptar dhe duke e afruar atë më shumë drejt standardeve ndërkombëtare.
  4. Me organizimin e tryezave dhe të konferencave të ekspertëve të fushave të ndryshme të së drejtës, KShH-ja ka nxitur debatin profesional për përmirësimin e kuadrit ligjor shqiptar dhe praktikës së tij. Këto tryeza e konferenca janë ndjekur nga 72 media të shkruara dhe elektronike në shkallë vendi e më gjerë.
  5. Komiteti Shqiptar i Helsinkit, gjatë gjithë veprimtarisë së tij, e ka vënë 8 herë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese, duke kontribuar me përvojën e tij ligjore që legjislacioni shqiptar të jetë në përputhshmëri të plotë me Kushtetutën tonë si dhe me standardet ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut.
  6. Krijimi i një rrjeti prej shtatë korrespondentësh në rrethet më kryesore të vendit e ka sjellë KShH-në më pranë qytetarit të thjeshtë, sidomos në zonat rurale të vendit.
  7. Programet e këtij Komiteti kanë bërë të mundur jo vetëm ndërgjegjësimin e autoriteteve shtetërore për një respektim më të mirë të të drejtave të njeriut, por kanë krijuar modele pune për gjithëpërfshirjen e administratës publike, si p.sh., administratën e burgjeve, në hartimin e kuadrit nënligjor në këto institucione si edhe në rritjen e përgjegjshmërisë së tyre në zbatimin e ligjit.
  8. Në vitin 2001 KSHH është anëtarësuar në rrjetin rajonal të organizatave jo-qeveritare Balkan Human Rights Network (BHRN).
  9. Drejtorja ekzekutive e KShH-së u zgjodh anëtare e Bordit Ekzekutiv të Federatës Ndërkombëtare të Helsinkit. Kjo përfaqëson një njohje të kontributit të KShH-së në rajon e më gjerë, por njëkohësisht është edhe një arritje personale e drejtueses së këtij Komiteti.
  10. Komiteti Shqiptar i Helsinkit, gjatë vitit 2004, i kushtoi vëmendje të madhe dhe kujdes të veçantë ristrukturimit organizativ të vetë organizatës për ta forcuar atë. Kështu, ai arriti të ndërtojë tri njësi në organizimin e tij të brendshëm: njësinë e programeve, njësinë e vëzhgimeve dhe të këshillimeve ligjore dhe administratën e financën.
  11. Në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, KSHH-ja ka zgjeruar bashkëpunëtorët e tij në varësi të nismave të ndërmarra në fushën e të drejtave të njeriut si edhe në bazë të statutit të tij;
  12. Në vitin 2004 KSHH është anëtarësuar pranë Konsortiumit Ndërkombëtar.
 

Komiteti Shqiptar tė Helsinkit  siguron anonimatin deri nė momentin kur, vetė personi ankues kėrkon tė bėjė publike tė dhėnat e tij

 

Nė rast se mendoni se tė drejtat tuaja shkelen nga policia, administrata e burgjeve ose struktura tė tjera NA TELEFONONI

... i plote

 

Tetor - Dhjetor 2008

Korrik - shtator 2008

Prill-Qershor 2008

Janar-Mars 2008

Tetor - Dhjetor 2007

KSHH © Copyright 2002, All Rights Reserved.

KOMITETI SHQIPTAR I HELSINKIT, 

Adresa: Rr. Gjin Bue Shpata, Pll. 5/1, Ap. 4, Tirana, Albania   P.O.Box / Kutia Postare No.1752  

 Tel/Fax: +355 (0) 4 2233671 E-mail: office@ahc.org.al  web address: www.ahc.org.al

Mesothelioma Attorney
Numri i vizitorėve nga 20 shkurti 2007