Misioni kryesor I KSHH-sė ėshtė vėzhgimi I respektimit tė tė drejtave dhe lirive tė njeriut dhe reagimi pėr rivėnien e tyre nė vend, sensibilizimi I shtetasve mbi mbrojtjen e tė drejtave dhe lirive tė tyre; pėrmirėsimi I legjislacionit dhe praktikės pėr zbatimin e ligjit nėpėrmjet oponencave dhe rekomandimeve si nė fazėn e draftimit tė tyre, ashtu edhe gjatė zbatimit tė tyre.
Mė
tepėr vetpėrmbajtje nė shprehjet ndaj institucioneve
10.12.2003
Komiteti Shqiptar i Helsinkit vėren
me shqetėsim se liderė apo pėrfaqėsues tė partive
politike tregohen tė papėrmbajtur nė kritikat dhe akuzat
qė ata bėjnė nė adresė tė institucioneve kushtetuese.
Ata shpesh e paragjykojnė veprimtarinė e tyre duke u
nisur thjesht nga interesat e ngushta partiake.
Nuk ishte as e pranueshme dhe as e pėrshtatshme qė
lideri i Partisė Socialiste menjėherė pas vendimit tė
Kolegjit Zgjedhor tė Gjykatės sė Apelit Tiranė, pėr
pėrsėritjen e zgjedhjeve nė 118 qendra votimi, e akuzoi
atė si tė korruptuar.
Nuk ėshtė gjithashtu e lejueshme qė lideri i Partisė
Demokratike dhe pėrfaqėsues tė tjerė tė kėsaj partie,
ndaj Komisionit Qėndror tė Zgjedhjeve vazhdojnė tė
pėrdorin shprehje tė dhunshme dhe akuza tė pavėrtetuara
nga organet kompetente. Kjo mospėrmbajtje paragjykuese
bie haptazi ndesh me parimin e rėndėsishėm tė prezumimit
tė pafajėsisė tė sanksionuar nė Konventėn Evropiane tė
tė Drejtave tė Njeriut dhe nė Kushtetutėn tonė.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit denoncon gjithashtu gjuhėn
e urrejtjes pavarėsisht nėse ajo pėrdoret nga spektri i
majtė apo i djathtė. E shikojmė tė nevojshme tė
theksojmė se dukuri tė tilla nuk pajtohen me normat e
njė shoqėrie dhe tė njė vendi demokratik qė aspiron
integrimin nė familjen e madhe Evropiane.