KSHH

TEL/FAX

++355(4)233671

Misioni I KSHH-sė

Misioni kryesor I KSHH-sė ėshtė vėzhgimi I respektimit tė tė drejtave dhe lirive tė njeriut dhe reagimi pėr rivėnien e tyre nė vend, sensibilizimi I shtetasve mbi mbrojtjen e tė drejtave dhe lirive tė tyre; pėrmirėsimi I legjislacionit dhe praktikės pėr zbatimin e ligjit nėpėrmjet oponencave dhe rekomandimeve si nė fazėn e draftimit tė tyre, ashtu edhe gjatė zbatimit tė tyre.

 Integrimi i Shqipėrisė dhe shoqėria civile

 Emigrantėt

 Media

 Zgjedhjet

 Tė miturit

 Minoritetet

 Policia

 Edukimi ligjor

 Klinika Ligjore Falas

 Burgjet dhe vendet e paraburgimit

 Shėndeti dhe tė drejtat e njeriut

 Ekzekutimi i vendimeve gjyqėsore

 Letra tė KSHH

 Informacione tė tjera

 PROJEKTE
 RAPORTE
 DEKLARATA

   ZGJEDHJET PARLAMENTARE

Raport pėrfundimtar pėr ecurinė e procesit zgjedhor per zgjedhjet parlamentare tė 3 korrikut 2005 nė Shqipėri

STRATEGJIA 2007-2010

Janar 2006  KSHH realizoi njė vetvlerėsim tė punės sė organizatės

Forcimi organizativ dhe hartimi i strategjisė tė re pėr periudhėn 2007-2010

  TAKIME KESHILLIMORE

Nė kuadėr tė pėrmirėsimit tė respektimit tė tė drejtave tė tė dėnuarve dhe rritjen e efektivitetit tė personelit tė burgjeve...

 

 

Zvarritje e pafalshme

 

13.06.2005

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) bashkohet me shqetësimin e shprehur nga Kryetari i KQZ-së, Z. Ilirjan Celibashi lidhur me vonesën e dhënies së informacionit përkatës nga kryetarët e njësive të qeverisjes vendore për numrin e saktë të zgjedhësve në bazë zone dhe për çdo qendër votimi. 

KSHH mendon se këtij shqetësimi mund t’i paraprinte Ministria e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit. 

Masat administrative ose penale që tani mund të merren ndaj shkelësve të ligjit, edhe pse të nevojshme, nuk janë kryesoret. KSHH mendon se kryesorja ishte parandalimi i shkeljes. 

KSHH bashkohet gjithashtu me shqetësimin e KQZ-së se vonesa e mësipërme është e tillë që mund të kompromentojë një nga aspektet më të rëndësishme të zgjedhjeve, atë të votimit. Prandaj, edhe kërkohet që ky problem të vlerësohet me seriozitetin e duhur.  

Të gjithë flasin, pranojnë dhe deklarojnë se zgjedhjet e këtij viti do të jenë një test për Shqipërinë, se ato duhet të përmbushin standardet e kërkuara. 

KSHH edhe më parë ka theksuar se arritja e këtyre standardeve kushtëzohet nga dy faktorë: a) nga vullneti politik dhe b) nga zbatimi rigoroz i ligjit. 

Nga zgjedhjet e 3 korrikut na ndajnë vetëm 20 ditë. Deri ditën e votimit ka çështje të rëndësishme që duhen zgjidhur, ka afate që duhen respektuar. Mjafton të përmendim një nga momentet më të rëndësishme: atë të ngritjes në kohë të grupeve të numërimit të votave sidhe trajnimin cilësor të anëtarëve të tyre. 

KSHH, me këtë rast u bën thirrje organeve përkatëse shtetërore, komisioneve zgjedhore dhe të gjithë subjekteve zgjedhore që të kontribuojnë në drejtim të zbatimit të ligjit dhe udhëzimeve të KQZ-së. Procesi zgjedhor ka hyrë në fazën përfundimtare. Le të vërtetojmë në praktikë, se edhe ne dimë të bëjmë zgjedhje të lira, të ndershme dhe të pakontestueshme.

 

 

Komiteti Shqiptar tė Helsinkit  siguron anonimatin deri nė momentin kur, vetė personi ankues kėrkon tė bėjė publike tė dhėnat e tij

 

Nė rast se mendoni se tė drejtat tuaja shkelen nga policia, administrata e burgjeve ose struktura tė tjera NA TELEFONONI

... i plote

 

Tetor - Dhjetor 2008

Korrik - shtator 2008

Prill-Qershor 2008

Janar-Mars 2008

Tetor - Dhjetor 2007

KSHH © Copyright 2002, All Rights Reserved.

KOMITETI SHQIPTAR I HELSINKIT, 

Adresa: Rr. Gjin Bue Shpata, Pll. 5/1, Ap. 4, Tirana, Albania   P.O.Box / Kutia Postare No.1752  

 Tel/Fax: +355 (0) 4 2233671 E-mail: office@ahc.org.al  web address: www.ahc.org.al

Mesothelioma Attorney
Numri i vizitorėve nga 20 shkurti 2007