KSHH

TEL/FAX

++355(4)233671

Misioni I KSHH-sė

Misioni kryesor I KSHH-sė ėshtė vėzhgimi I respektimit tė tė drejtave dhe lirive tė njeriut dhe reagimi pėr rivėnien e tyre nė vend, sensibilizimi I shtetasve mbi mbrojtjen e tė drejtave dhe lirive tė tyre; pėrmirėsimi I legjislacionit dhe praktikės pėr zbatimin e ligjit nėpėrmjet oponencave dhe rekomandimeve si nė fazėn e draftimit tė tyre, ashtu edhe gjatė zbatimit tė tyre.

 Integrimi i Shqipėrisė dhe shoqėria civile

 Emigrantėt

 Media

 Zgjedhjet

 Tė miturit

 Minoritetet

 Policia

 Edukimi ligjor

 Klinika Ligjore Falas

 Burgjet dhe vendet e paraburgimit

 Shėndeti dhe tė drejtat e njeriut

 Ekzekutimi i vendimeve gjyqėsore

 Letra tė KSHH

 Informacione tė tjera

 PROJEKTE
 RAPORTE
 DEKLARATA

   ZGJEDHJET PARLAMENTARE

Raport pėrfundimtar pėr ecurinė e procesit zgjedhor per zgjedhjet parlamentare tė 3 korrikut 2005 nė Shqipėri

STRATEGJIA 2007-2010

Janar 2006  KSHH realizoi njė vetvlerėsim tė punės sė organizatės

Forcimi organizativ dhe hartimi i strategjisė tė re pėr periudhėn 2007-2010

  TAKIME KESHILLIMORE

Nė kuadėr tė pėrmirėsimit tė respektimit tė tė drejtave tė tė dėnuarve dhe rritjen e efektivitetit tė personelit tė burgjeve...

 

 

 

Projekt-ndryshimet e Kodit Zgjedhor kërkojnë debat

 

14.10.2004

Komiteti Shqiptar i Helsinkit edhe më parë ka evidentuar faktin se mjaft të meta në Kodin Zgjedhor në fuqi u lejuan sepse projekti nuk u bë objekt diskutimi dhe debati në rrethe të gjera të specialistëve dhe të njerëzve me përvojë në këtë fushë.

 

KSHH-ja shpreh shqetësimin e tij se si pasojë e vonesave të theksuara në hartimin e projekt-ndryshimeve të Kodit të mësipërm, mund të përsëritet i njëjti fenomen negativ.

 

KSHH–ja, pa paragjykuar kontributin e ekspertëve të OSBE-së dhe as shqyrtimin serioz që mund t’i bëhet këtij projekti nga komisionet parlamentare përkatëse mendon se ai duhet t’i nënshtrohet një diskutimi më të gjerë para se të miratohet nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë.

 

KSHH-ja ka parasysh numrin e madh të rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it dhe të Komisionit të Venecias dhe veçanërisht rëndësinë e tyre për të arritur zgjedhje të lira, të ndershme dhe demokratike. Megjithatë, KSHH-ja mendon se vëmendje e veçantë i duhet kushtuar aspektit ligjor dhe kushtetues të ndryshimeve, sidomos në drejtim të formulimeve të sakta dhe të plota të dispozitave të këtij projekti.

 

KSHH-ja e shikon të nevojshme të theksojë se vonesat e deritanishme për shkak të mungesës së vullnetit politik, me justitifikimin se “koha nuk pret”, mund të çojë në nënvleftësimin ose anashkalimin e debatit të sipërpërmendur duke e dërguar projektin për miratim drejtpërsëdrejti në Kuvend, madje me kërkesën për shqyrtim me procedurë të përshpejtuar.

 

Në rastin konkret, kjo praktikë formalisht e përligjur mund të shoqërohet me pasoja të dëmshme në aspekte të ndryshme të procesit zgjedhor.

 

Është pikërisht kjo arsyeja që KSHH-ja sugjeron që projektligji për ndryshimet në Kodin Zgjedhor t’i dërgohet për miratim Kuvendit, pasi të jetë siguruar edhe oponenca konstruktive që do të kontribuonte në përmirësimin e mëtejshëm të këtij projekti.

 

 

Komiteti Shqiptar tė Helsinkit  siguron anonimatin deri nė momentin kur, vetė personi ankues kėrkon tė bėjė publike tė dhėnat e tij

 

Nė rast se mendoni se tė drejtat tuaja shkelen nga policia, administrata e burgjeve ose struktura tė tjera NA TELEFONONI

... i plote

 

Tetor - Dhjetor 2008

Korrik - shtator 2008

Prill-Qershor 2008

Janar-Mars 2008

Tetor - Dhjetor 2007

KSHH © Copyright 2002, All Rights Reserved.

KOMITETI SHQIPTAR I HELSINKIT, 

Adresa: Rr. Gjin Bue Shpata, Pll. 5/1, Ap. 4, Tirana, Albania   P.O.Box / Kutia Postare No.1752  

 Tel/Fax: +355 (0) 4 2233671 E-mail: office@ahc.org.al  web address: www.ahc.org.al

Mesothelioma Attorney
Numri i vizitorėve nga 20 shkurti 2007