KSHH

TEL/FAX

++355(4)233671

Misioni I KSHH-sė

Misioni kryesor I KSHH-sė ėshtė vėzhgimi I respektimit tė tė drejtave dhe lirive tė njeriut dhe reagimi pėr rivėnien e tyre nė vend, sensibilizimi I shtetasve mbi mbrojtjen e tė drejtave dhe lirive tė tyre; pėrmirėsimi I legjislacionit dhe praktikės pėr zbatimin e ligjit nėpėrmjet oponencave dhe rekomandimeve si nė fazėn e draftimit tė tyre, ashtu edhe gjatė zbatimit tė tyre.

 Integrimi i Shqipėrisė dhe shoqėria civile

 Emigrantėt

 Media

 Zgjedhjet

 Tė miturit

 Minoritetet

 Policia

 Edukimi ligjor

 Klinika Ligjore Falas

 Burgjet dhe vendet e paraburgimit

 Shėndeti dhe tė drejtat e njeriut

 Ekzekutimi i vendimeve gjyqėsore

 Letra tė KSHH

 Informacione tė tjera

 PROJEKTE
 RAPORTE
 DEKLARATA

   ZGJEDHJET PARLAMENTARE

Raport pėrfundimtar pėr ecurinė e procesit zgjedhor per zgjedhjet parlamentare tė 3 korrikut 2005 nė Shqipėri

STRATEGJIA 2007-2010

Janar 2006  KSHH realizoi njė vetvlerėsim tė punės sė organizatės

Forcimi organizativ dhe hartimi i strategjisė tė re pėr periudhėn 2007-2010

  TAKIME KESHILLIMORE

Nė kuadėr tė pėrmirėsimit tė respektimit tė tė drejtave tė tė dėnuarve dhe rritjen e efektivitetit tė personelit tė burgjeve...

 

 

Trajnim ligjor i vëzhguesve të KSHH-së

 

14.06.2005 

Një nga detyrat kryesore të Komitetit Shqiptar të Helsinkit si një ndër organizatat e para joqeveritare (jofitimprurëse), ka qënë dhe mbetet monitorimi i zgjedhjeve periodike në vendin tonë. Në këtë drejtim KSHH si një organizatë me përvojë ka dhënë kontributin e tij modest për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme si dhe për përmirësimin e mëtejshëm të reformës zgjedhore në frymën e dokumentave ndërkombëtare.

KSHH i ndërgjegjshëm se zgjedhjet e 3 Korrikut të këtij viti për Kuvendin e Shqipërisë janë të një rëndësie të veçantë, ka vendosur të angazhohet në monitorimin e zgjedhjeve parlamentare të këtij viti. Një pjesë e mirë e vëzhguesve tanë kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të vëzhguar në mënyrë vullnetare.

KSHH ka marrë akreditimin për 113 vëzhgues afatgjatë dhe 7 vëzhgues afatshkurtër.

Në datën 14 Qershor 2005 u zhvillua trajnimin ligjor të vëzhguesve të KSHH-së.

Paraprakisht KSHH, ka pregatitur të gjitha materialet e nevojshme për t’ua shpërndarë vëzhguesve siç janë; zbërthimi i dispozitave më të rëndësishme të Kodit zgjedhor, njohja me udhëzimet e KQZ-së, pyetësore lidhur me informacionet që vëzhguesit do ti dërgojnë KSHH-së sipas aspekteve zgjedhore që do të vëzhgohen, etj.

Në këtë trajnim veç problemeve lidhur me njohjen e mirë të Kodit zgjedhor, në mënyrë të veçantë u fol për çështje lidhur me metodologjinë e vëzhgimit si dhe me detyrat dhe të drejtat e vëzhguesve.

Në këtë trajnim theksi u vu gjithashtu në qëndrimet dhe sjelljet e vëzhguesit me qëllim që të garantohet objektiviteti dhe paanshmëria. Nuk duhet të lejohet asnjë ndikim në vullnetin e zgjedhësve, asnjë dhunim në të drejtën e votuesit për të votuar në fshehtësi. Vëzhguesi nuk do të jetë pasiv, por reagimet e tij do të jenë në përputhje me ligjin dhe në mënyrë të kulturuar, pa penguar veprimtarinë normale të komisioneve zgjedhore.

KSHH do të monitorojë disa çështje që kanë të bëjnë me fushatën zgjedhore, me caktimin e qëndrave të votimit, me ngritjen e KQV-ve dhe trajnimin e anëtarëve të tyre, ngritjen e grupeve të numërimit dhe trajnimin e tyre, etj.

Në mënyrë të veçantë, vëzhguesit e Komitetit Shqiptar i Helsinkit do të përqëndrojnë vëmendjen e tyre në monitorimin e procesit të votimit dhe të numërimit të votave.

KSHH do të shtrijë vëzhgimin e tij kryesisht në disa rrethe, Tiranë, Durrës, Fier, Gjirokastër, Korçë, Kukës, Shkodër, Vlorë dhe Elbasan, etj.

KSHH gjithashtu do të vëzhgojë procesin e votimit dhe në disa komisariate, paraburgime si dhe në disa burgje të sigurisë së ulët, te zakonshme dhe të lartë.

KSHH sipas rastit gjatë vëzhgimit mund të dalë me deklarata të veçanta të mbështetura në informacionet e vëzhguesve, ndërsa në përfundim të procesit do të shprehet mbi ecurinë e zgjedhjeve, zbatimin e dispozitave të Kodit zgjedhor kryesisht për ato aspekte të procesit zgjedhor, që do të vëzhgohen.

KSHH shpreson që edhe kontributi i vëzhguesve vendas të jetë në lartësinë e misionit të tyre dhe të shërbejë në arritjen e konkluzioneve të drejta dhe të bazuara.

Për KSHH-në vëzhgimi i këtyre zgjedhjeve do të jetë një element tjetër pozitiv në forcimin e rolit të vëzhguesve të kësaj organizate në Shqipëri dhe në drejtim të forcimit të tij dhe të përmirësimit të mëtejshëm të metodologjisë në fushën e monitorimit të zgjedhjeve.

 

Komiteti Shqiptar tė Helsinkit  siguron anonimatin deri nė momentin kur, vetė personi ankues kėrkon tė bėjė publike tė dhėnat e tij

 

Nė rast se mendoni se tė drejtat tuaja shkelen nga policia, administrata e burgjeve ose struktura tė tjera NA TELEFONONI

... i plote

 

Tetor - Dhjetor 2008

Korrik - shtator 2008

Prill-Qershor 2008

Janar-Mars 2008

Tetor - Dhjetor 2007

KSHH © Copyright 2002, All Rights Reserved.

KOMITETI SHQIPTAR I HELSINKIT, 

Adresa: Rr. Gjin Bue Shpata, Pll. 5/1, Ap. 4, Tirana, Albania   P.O.Box / Kutia Postare No.1752  

 Tel/Fax: +355 (0) 4 2233671 E-mail: office@ahc.org.al  web address: www.ahc.org.al

Mesothelioma Attorney
Numri i vizitorėve nga 20 shkurti 2007