KSHH

TEL/FAX

++355(4)233671

Misioni I KSHH-sė

Misioni kryesor I KSHH-sė ėshtė vėzhgimi I respektimit tė tė drejtave dhe lirive tė njeriut dhe reagimi pėr rivėnien e tyre nė vend, sensibilizimi I shtetasve mbi mbrojtjen e tė drejtave dhe lirive tė tyre; pėrmirėsimi I legjislacionit dhe praktikės pėr zbatimin e ligjit nėpėrmjet oponencave dhe rekomandimeve si nė fazėn e draftimit tė tyre, ashtu edhe gjatė zbatimit tė tyre.

 Integrimi i Shqipėrisė dhe shoqėria civile

 Emigrantėt

 Media

 Zgjedhjet

 Tė miturit

 Minoritetet

 Policia

 Edukimi ligjor

 Klinika Ligjore Falas

 Burgjet dhe vendet e paraburgimit

 Shėndeti dhe tė drejtat e njeriut

 Ekzekutimi i vendimeve gjyqėsore

 Letra tė KSHH

 Informacione tė tjera

 PROJEKTE
 RAPORTE
 DEKLARATA

   ZGJEDHJET PARLAMENTARE

Raport pėrfundimtar pėr ecurinė e procesit zgjedhor per zgjedhjet parlamentare tė 3 korrikut 2005 nė Shqipėri

STRATEGJIA 2007-2010

Janar 2006  KSHH realizoi njė vetvlerėsim tė punės sė organizatės

Forcimi organizativ dhe hartimi i strategjisė tė re pėr periudhėn 2007-2010

  TAKIME KESHILLIMORE

Nė kuadėr tė pėrmirėsimit tė respektimit tė tė drejtave tė tė dėnuarve dhe rritjen e efektivitetit tė personelit tė burgjeve...

 

 

 

KONFERENCE PER SHTYP

Lidhur me ecurinë e reformës zgjedhore në Shqipëri

Tiranë, më 20 shtator 2004

Hotel GRAND  

 

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka ndjekur dhe vazhdon të ndjekë me vëmendje të veçantë përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe kryesisht ato që kanë të bëjnë me përmirësimet në Kodin Zgjedhor.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit, si një organizatë jo-qeveritare që ka monitoruar thuajse të gjitha zgjedhjet e zhvilluara në vendin tonë shpreh keqardhjen dhe shqetësimin e tij për vonesën e theksuar dhe të pajustifikueshme lidhur me ndryshimet që duhet t’i bëhen Kodit Zgjedhor në bazë të rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it dhe Komisionit të Venecias.

 

Deri më sot, në këtë drejtim nuk është arritur ndonjë rezultat konkret, kur dihet se sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it dhe Komisionit të Venecias është e nevojshme të rishikohen apo të riformulohen rreth 84 nene të Kodit Zgjedhor ose afërsisht 46% të krejt dispozitave të këtij Kodi.

 

Për Komitetin Shqiptar të Helsinkit dy janë çështjet kryesore që e shqetësojnë atë:

 

Së pari, përgatitja e saktë dhe e plotë e Listës së Zgjedhësve, për të garantuar ushtrimin e të drejtës së votës, si një e drejtë themelore. Për këtë nuk mjafton vetëm vullneti politik për konsensues, por kërkohet ndërtimi i një kodi zgjedhor që të mbyllë shtigjet e çdo manipulimi dhe të ngjallë besimin jo vetëm të subjekteve zgjedhore, por edhe të çdo zgjedhësi. 

Sipas nenit 55 të Kodit Zgjedhor në fuqi, zyrat e gjendjes civile, jo më vonë se 7 muaj para mbarimit të mandatit të Kuvendit (d.m.th. qysh në muajin Nëntor 2004) duhet të fillojnë punën për hartimin e listave paraprake. Por që të fillosh këtë, duhet të plotësohen dhe saktësohen të gjitha defektet dhe mungesat e vërtetuara në zgjedhjet e 12 Tetorit 2003.

 

Së dyti, krijimi i komisioneve zgjedhore të pavarura, të paanshme dhe jo partiake që të zbatojnë vetëm ligjin.

Sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it dhe Komisionit të Venecias, jo më vonë se 180 ditë para zgjedhjeve (d.m.th. deri në muajin Dhjetor 2004) Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve duhet të ketë trajnuar të gjithë anëtarët e komisioneve të zgjedhjeve (KZZ, KZQV, KQV), të ketë bërë testimin e tyre dhe në përfundim t’i ketë pajisur ata me çertifikatën përkatëse që do të vërtetojë aftësinë e tyre për të kryer këtë detyrë.

Që të realizohet ky rekomandim, propozimet ose përzgjedhja e anëtarëve të komisioneve të mësipërme duhet të përfundojë brenda muajit Nëntor 2004.

Duke patur parasysh efikasitetin e Komisionit të veçantë dy-palësh parlamentar për reformën zgjedhore dhe faktin se mandati i këtij Komisioni përfundon në 5 Tetor 2004, vihet në pikëpyetje jo vetëm hartimi dhe miratimi në kohën e duhur i projekt-ndryshimeve të Kodit Zgjedhor, por edhe cilësia në aspektin profesional ligjor dhe kushtetues të tij.

 

Para se projekti i ndryshimeve të Kodit Zgjedhor të miratohet nga Kuvendi, KSHH-ja sugjeron që projekti i ndryshimeve të publikohet duke lënë një afat qoftë edhe të shkurtër për vërejtje dhe sugjerime, për diskutimin e tij në rrethe të gjera të specialistëve, në median e shkruar dhe atë elektronike. Në të kundërtën mund të përsëritej përvoja negative e procedurës që u ndoq në miratimin e Kodit Zgjedhor të vitit 2003 dhe që u lejuan defekte të rëndësishme, madje edhe dispozita antikushtetuese.

 

Komuniteti Ndërkombëtar është shprehur qartë e prerë që zgjedhjet e ardhshme parlamentare janë një test për integrimin e shqipërisë në strukturat euro-atlantike.

 

Me këtë rast, Komiteti Shqiptar i Helsinkit e shikon të nevojshme t’u bëjë thirrje të gjitha forcave politike dhe Qeverisë që të vlerësojnë seriozisht situatën e krijuar.

 

 

 

Komiteti Shqiptar tė Helsinkit  siguron anonimatin deri nė momentin kur, vetė personi ankues kėrkon tė bėjė publike tė dhėnat e tij

 

Nė rast se mendoni se tė drejtat tuaja shkelen nga policia, administrata e burgjeve ose struktura tė tjera NA TELEFONONI

... i plote

 

Tetor - Dhjetor 2008

Korrik - shtator 2008

Prill-Qershor 2008

Janar-Mars 2008

Tetor - Dhjetor 2007

KSHH © Copyright 2002, All Rights Reserved.

KOMITETI SHQIPTAR I HELSINKIT, 

Adresa: Rr. Gjin Bue Shpata, Pll. 5/1, Ap. 4, Tirana, Albania   P.O.Box / Kutia Postare No.1752  

 Tel/Fax: +355 (0) 4 2233671 E-mail: office@ahc.org.al  web address: www.ahc.org.al

Mesothelioma Attorney
Numri i vizitorėve nga 20 shkurti 2007