|
Tensionimi
i situatės nuk i shėrben standarteve qė kėrkohen
20.06.2005
Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka
pėrshėndetur angazhimin e forcave politike qė nė
procesin zgjedhor tė 3 korrikut tė kėtij viti, tė
respektojnė Kodin e etikės zgjedhore tė pranuar nga tė
gjitha palėt.
KSHH mendon se kjo nismė ėshtė e
nevojshme, sidomos nė kushtet e vėndit tonė, ku
polarizimi i tejskajshėm politik, herė pas here ėshtė
shoqėruar me fenomene negative qė veē tė tjerave, deri
nė njė farė mase ka cėnuar dhe imazhin e Shqipėrisė.
Kjo marrėveshje ishte gjithashtu e
nevojshme edhe pėr faktin se kėto zgjedhje do tė
tregojnė se sa tė pregatitur jemi ne, pėr tė ecur me
hapa mė tė shpejta drejt integrimit nė strukturave
euroatlantike.
KSHH, konstatoi me kėnaqėsi se
fillimisht, fushata zgjedhore ishte relativisht e
ekuilibruar, sepse subjektet zgjedhore synuan kryesisht
tė shpalosin para zgjedhėsve alternativat e tyre. E
njėjta gjė mund tė thuhet edhe pėr disa debate
televizive tė organizuara me kandidatė tė pozitės dhe tė
opozitės.
Por KSHH me keqardhje vėren
gjithashtu se me afrimin e datės tė zgjedhjeve, disa
subjekte zgjedhore nuk kanė patur parasysh pėrmbajtjen e
nenit 134 tė Kodit zgjedhor qė nga njė anė garanton tė
drejtėn pėr tė bėrė propagandė zgjedhore, nga ana tjetėr
kėrkon qė ajo tė jetė e ligjshme, pa folur pastaj pėr
normat e etikės zgjedhore, qė siē dihet janė elementė
pėrbėrės tė kulturės demokratike.
Pėr KSHH-nė ėshtė e qartė se fushata
zgjedhore pėr vetė natyrėn dhe synimet e saj ėshtė njė
garė qė vėshtirė tė zhvillohet si nė vaj.
Megjithėkėtė, ne mendojmė se gjuha e
urrejtjes, fyerjet e personalizuara qė prekin dinjitetin
e njeriut si dhe akuzat e ndėrsjellta ligjėrisht tė
pavėrtetuara cėnojnė frymėn e ligjit dhe tė kodit tė
etikės zgjedhore.
KSHH pikėrisht pėr kėtė arsye i bėn
thirrje subjekteve zgjedhore dhe sidomos dy partive mė
tė mėdha qė nė kėto pak ditė qė na ndajnė nga zgjedhjet
e 3 korrikut, me sjelljet qėndrimet dhe deklaratat e
tyre tė mos i japin shkas acarimit tė atmosferės
politike nė vend sepse kjo nuk do tė shėrbente
zgjedhjeve tė lira, tė ndershme dhe tė pakonstetuara.
Zgjedhėsit janė tė vėmendshėm ndėrsa
partitė politike janė nė provė.
|