|
Reforma
zgjedhore dhe shoqëria civile në këtë proces
Tryeza e
rrumbullakët për reformën zgjedhore
Në
kuadër të nevojës që është paraqitur lidhur me
reformën zgjedhore në datën 21 Mars 2005, KSHH
organizoi një tryezë të rrumbullakët për të
diskutuar Disa nga ndryshimet kryesore që i janë
bërë Kodit zgjedhor. Çështjet më të
rëndësishme që u trajtuan në këtë tryezë
ishin: koha e pregatitjes së listave të votuesve si
dhe shpallja e tyre, personat përgjegjës për
hartimin dhe korreigjimin e këtyre listave si dhe
penalizimet në rast të shkeljeve të ndryshme, afatet
për korrigjimin e listave, mënyra e votimit të
studentëve që nuk banojnë në Tiranë, procesi i
numërimit të votive, shqyrtimi i çështjeve që bëhen
objekt gjyqësor, monitorimi i medias gjatë fushatës
zgjedhore, procesi i financimit të zgjedhjeve,
kërkesat për akreditimin e vëzhguesve vendas, etj,.
Në këtë tryezë gjithashtu u bënë shumë diskutime dhe
nga pjesëmarrësit lidhur me problemet e ngritura nga
KSHH.
Në të merrnin pjesë përfaqësues të autoriteteve
shtetërore, përfaqësues të organizatave vendase dhe
ndërkombëtare, ekspertë të kësaj fushe si dhe
përfaqësues të medias së shkruar dhe asaj
elektronike. |