KSHH

TEL/FAX

++355(4)233671

Misioni I KSHH-sė

Misioni kryesor I KSHH-sė ėshtė vėzhgimi I respektimit tė tė drejtave dhe lirive tė njeriut dhe reagimi pėr rivėnien e tyre nė vend, sensibilizimi I shtetasve mbi mbrojtjen e tė drejtave dhe lirive tė tyre; pėrmirėsimi I legjislacionit dhe praktikės pėr zbatimin e ligjit nėpėrmjet oponencave dhe rekomandimeve si nė fazėn e draftimit tė tyre, ashtu edhe gjatė zbatimit tė tyre.

 Integrimi i Shqipėrisė dhe shoqėria civile

 Emigrantėt

 Media

 Zgjedhjet

 Tė miturit

 Minoritetet

 Policia

 Edukimi ligjor

 Shėrbimi ligjor

 Burgjet dhe vendet e paraburgimit

 Shėndeti dhe tė drejtat e njeriut

 Ekzekutimi i vendimeve gjyqėsore

 Letra tė KSHH

 Informacione tė tjera

 PROJEKTE
 RAPORTE
 DEKLARATA

   ZGJEDHJET PARLAMENTARE

Raport pėrfundimtar pėr ecurinė e procesit zgjedhor per zgjedhjet parlamentare tė 3 korrikut 2005 nė Shqipėri

STRATEGJIA 2007-2010

Janar 2006  KSHH realizoi njė vetvlerėsim tė punės sė organizatės

Forcimi organizativ dhe hartimi i strategjisė tė re pėr periudhėn 2007-2010

  TAKIME KESHILLIMORE

Nė kuadėr tė pėrmirėsimit tė respektimit tė tė drejtave tė tė dėnuarve dhe rritjen e efektivitetit tė personelit tė burgjeve...

 

 

 

Kur do tė ngrihen dhe kur do tė trajnohen grupet e numėrimit tė votave?!

   

24.06.2005

Komiteti Shqiptar i Helsinkit, edhe pse vetėm 9 ditė na ndajnė nga dita e votimit, e shikon tė nevojshme tė shprehė pėr herėn e fundit shqetėsimin e vet se nėqoftėse grupet e numėrimit tė votave do tė ngrihen dy orė para mbylljes sė votimeve, trajnimi i 3200 – 4000 anėtarėve tė tyre do tė jetė i pamundur.

 

Pėr KSHH-nė, asgjė nuk i pengonte KZZ-tė qė fill pas ngritjes sė tyre, tė caktonin numrin e grupeve tė numėrimit tė votave dhe kėtė vendim t’ua komunikonin partive politike qė do tė bėnin propozimet pėrkatėse.

 

Vendimet e KZZ-ve nė kėtė rast do tė ishin nė pėrputhje me nenin 95/2 pika 1 e Kodit Zgjedhor ku thuhet se: “Pėr numėrimin e votave nė rang njėsie zgjedhore, me vendim tė KZZ-sė … jo mė vonė se 2 orė para mbylljes sė votimit … caktohen deri nė 5 grupe numėrimi me shtatė anėtarė dhe njė sekretar secili”.

 

Veē kėsaj, qysh nė datėn 23 mars 2005, KQZ-ja miratoi udhėzimin qė detyronte KZZ-tė qė jo mė vonė se 5 ditė nga data e votimit tė caktonin numrin e grupeve tė numėrimit tė votave dhe kėtė vendim t’ua njoftonin menjėherė partive politike pėrkatėse.

 

Asgjė nuk i pengonte KZZ-tė qė kėtė vendim ta merrnin tė themi brenda muajit Maj ose nė ditėt e para tė qershorit 2005.

 

KSHH mendon, se nuk ka asnjė jusitifikim qė lidhur me nenin 95/2 pika 1 tė Kodit zgjedhor dhe udhėzimit tė KQZ-sė tė datės 23 Mars 2005, tė zbatohen afatet e fundit duke vėnė kėshtu nė pikėpyetje trajnimin e anėtarėve tė grupeve tė numėrimit tė votave.

 

KSHH siē dihet, qė nė fillim, ka parashtruar observacionet e tij lidhur me dispozitėn e mėsipėrme tė Kodit zgjedhor.

 

KSHH ka shprehur gjithashtu mendimin se edhe pse nga pikėpamja formalo – ligjore ngritja e grupeve tė numėrimit 2 orė para mbylljes tė votimit nuk do tė konsiderohej shkelje, zbatimi i kėtij afati tė fundit nė mėnyrė evidente do tė pėrjashtonte mundėsinė e trajnimit.

 

KSHH vazhdon ta quajė tė gabuar dhe me pasoja mendimin se meqė sipas Kodit Zgjedhor, kontestimet qė mund tė vėrtetoheshin gjatė procesit tė numėrimit tė votave, do tė zgjidheshin nga KZZ-ja, do tė mjaftonte vetėm njė trajnim, shumė i shpejtė i grupeve tė numėrimit (pėr tė mos thėnė se ky trajnim edhe mund tė mos bėhej fare).

 

KSHH nuk mund tė konceptojė kėtė “justifikim” dhe do ta konsideronim me pasoja tė dėmshme atė qė mund tė ndodhė: trajnimin formal ose motrajnimin.

 

KSHH ka parasysh se me procesin e rėndėsishėm dhe delikat tė numėrimit tė votave qė kėrkon aftėsi, objektivitet, transparencė dhe operativitet, ligji ngarkon vetėm grupet e numėrimit tė votave, madje vlen tė theksohet se janė ata qė do tė evidentojnė cilat vota janė tė vlefshme dhe cilat janė tė pavlefshme, se janė ata qė do tė plotėsojnė tabelėn e rezultateve pėr ēdo qendėr votimi.

 

KSHH mendon se tė angazhosh nė kėtė proces (me vendim tė KZZ-ve) persona tė propozuar nga partitė politike, por qė nuk njohin detyrat e tyre ligjore, do tė thotė tė tolerosh ose tė pranosh ushtrimin e njė detyre nė mėnyrė mekanike dhe tė papėrgjegjshme.

 

KSHH ka mendimin, se edhe nė kėto pak ditė qė na ndajnė nga zgjedhjet e 3 korrikut, mund tė reduktohen vėshtirėsitė e mėsipėrme dhe tė parandalohen pasojat e mundshme.

 

Pikėrisht, pėr kėtė arsye, KSHH e shikon tė nevojshme t’u sugjerojė KZZ-ve qė ende nuk kanė vendosur numrin e grupeve tė numėrimit si dhe partive politike qė kanė tė drejtėn e propozimeve por qė ende nuk i kanė paraqitur ato, ta vlerėsojmė seriozisht kėtė problem.

 

KSHH me kėtė rast i sugjeron gjithashtu KQZ-sė qė nė zbatim tė funksioneve tė tij kushtetuese dhe ligjore si dhe nė kuadrin e mbikqyrjes dhe verifikimit tė aspekteve tė ndryshme tė procesit zgjedhor, ta ndjekė me pėrparėsi kėtė ēėshtje me qėllim qė qoftė edhe njė apo dy ditė para zgjedhjeve tė mundėsoshet trajnimi i tė gjithė anėtarėve tė grupeve tė numėrimit tė votave.

 

 

Komiteti Shqiptar tė Helsinkit  siguron anonimatin deri nė momentin kur, vetė personi ankues kėrkon tė bėjė publike tė dhėnat e tij

 

Nė rast se mendoni se tė drejtat tuaja shkelen nga policia, administrata e burgjeve ose struktura tė tjera NA TELEFONONI

... i plote

 

Prill-Qershor 2008

Janar-Mars 2008

Tetor - Dhjetor 2007

Korrik - Shtator 2007

Prill-Qershor 2007

KSHH © Copyright 2002, All Rights Reserved.

KOMITETI SHQIPTAR I HELSINKIT, 

Adresa: Rr. Gjin Bue Shpata, Pll. 5/1, Ap. 4, Tirana, Albania   P.O.Box / Kutia Postare No.1752  

 Tel/Fax: +355 (0) 4 233671 E-mail: office@ahc.org.al  web address: www.ahc.org.al

Mesothelioma Attorney
Numri i vizitorėve nga 20 shkurti 2007