KSHH

TEL/FAX

++355(4)233671

Misioni I KSHH-sė

Misioni kryesor I KSHH-sė ėshtė vėzhgimi I respektimit tė tė drejtave dhe lirive tė njeriut dhe reagimi pėr rivėnien e tyre nė vend, sensibilizimi I shtetasve mbi mbrojtjen e tė drejtave dhe lirive tė tyre; pėrmirėsimi I legjislacionit dhe praktikės pėr zbatimin e ligjit nėpėrmjet oponencave dhe rekomandimeve si nė fazėn e draftimit tė tyre, ashtu edhe gjatė zbatimit tė tyre.

 Integrimi i Shqipėrisė dhe shoqėria civile

 Emigrantėt

 Media

 Zgjedhjet

 Tė miturit

 Minoritetet

 Policia

 Edukimi ligjor

 Klinika Ligjore Falas

 Burgjet dhe vendet e paraburgimit

 Shėndeti dhe tė drejtat e njeriut

 Ekzekutimi i vendimeve gjyqėsore

 Letra tė KSHH

 Informacione tė tjera

 PROJEKTE
 RAPORTE
 DEKLARATA

   ZGJEDHJET PARLAMENTARE

Raport pėrfundimtar pėr ecurinė e procesit zgjedhor per zgjedhjet parlamentare tė 3 korrikut 2005 nė Shqipėri

STRATEGJIA 2007-2010

Janar 2006  KSHH realizoi njė vetvlerėsim tė punės sė organizatės

Forcimi organizativ dhe hartimi i strategjisė tė re pėr periudhėn 2007-2010

  TAKIME KESHILLIMORE

Nė kuadėr tė pėrmirėsimit tė respektimit tė tė drejtave tė tė dėnuarve dhe rritjen e efektivitetit tė personelit tė burgjeve...

 

 

Tryezë e rrumbullakët me me specialistë të fushës ligjore e konstitucionale si dhe me përfaqësues të shoqërisë civile të angazhuar në vëzhgimin e procesit zgjedhor në Shqipëri

 

Përmirësimi i kodit zgjedhor dhe respektimi i tij një domosdoshmëri

 

 

25.11.2003

Komiteti Shqiptar i Helsinkit, organizatë joqeveritare, jofitimprurwse e të drejtave të njeriut, anëtare e Federatës Ndërkombëtare të Helsinkit ka për mision respektimin e lirive dhe të drejtave të shtetasve dhe të kontribuojë në përmirësimin e legjislacionit dhe të praktikave të respektimit të lirive dhe të drejtave të shtetasve nga ana e institucioneve të ndryshme shtetërore. Ky Komitet ka qënë i angazhuar në vëzhgimet e proceseve zgjedhore të zhvilluara gjatë këtyre viteve. Edhe për vëzhgimin e zgjedhjeve e organeve të qeverisjes vendore të zhvilluara me 12 tetor 2003, KSHH-ja aktivizoi 106 vëzhgues afatgjatë.

 

Menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve, KSHH-ja ka dalë me raporte paraprake mbi aspekte të veçanta të procesit zgjedhor.  Së shpejti, KSHH-ja do të botojë raportin përfundimtar mbi zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore   të 12 tetorit 2003.

 

Duke vlerësuar rëndësinë e Kodit Zgjedhor dhe vullnetin politik për zbatimin e tij si dhe problemet e konstatuara gjatë vëzhgimit të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të 12 tetorit 2003, me qëllim që të kontribuojmë në përmirësimin e zhvillimit të proceseve zgjedhore në Shqipëri, në datën 22 nëntor 2003, KSHH-ja organizoi një tryezë të rrumbullakët me specialistë të fushës ligjore e konstitucionale si dhe me përfaqësues të shoqërisë civile të angazhuar në vëzhgimin e procesit zgjedhor në Shqipëri.

 

Në këtë takim u shkëmbyen mendime lidhur me disa çështje të rëndësishme të Kodit Zgjedhor dhe zbatimit të tij në praktikë, për mungesat dhe pasaktësitë në dispozita të veçanta të këtij kodi si dhe për nevojën e përmirësimit të mëtejshëm të legjislacionit zgjedhor me qëllim që të realizohen zgjedhje të drejta, demokratike dhe të pakontestueshme nga të gjitha forcat politike.

 

Pjesëmarrësit në këtë takim shprehën mendime të ndryshme, por të dobishme lidhur me disa përmirësime të nevojshme të Kodit Zgjedhor. Diskutime dhe mendime u shkëmbyen për probleme të tilla si organizimi dhe funksionimi i komisioneve të zgjedhjeve, cilësitë që duhet të plotësojnë anëtarët e komisioneve zgjedhore të qeverisjes vendore dhe atyre të qëndrave të votimit, hartimi i listave të zgjedhësve, subjektet që duhet të kenë të drejtë të bëjnë ndryshme në lista dhe roli i partive politike në ndryshimet e listave me qëllim që të shmangen mangësitë e vëna re në zgjedhjet e 12 Tetorit 2003.

 

Pjesëmarrësit në tryezë nënvizuan nevojën e zbatimit rigoroz të Kodit Zgjedhor dhe ligjeve të tjera si nga anëtarët e komisioneve zgjedhore, organet shtetërore dhe subjektet politike si dhe theksuan nevojën e forcimin e rolit të KQZ-së në administrimin e proceseve zgjedhore në Shqipëri.

 

Në vazhdim, KSHH-ja dhe partnerët e saj do të vazhdojnë të kontribuojnë në përmirësimin e legjislacionit dhe proceseve zgjedhore në Shqipëri duke vëzhguar jo vetëm shkeljet e të drejtave të shtetasve në këtë fushë, por edhe duke nxitur frymën e respektimit të ligjit, të lirive dhe të drejtave të shtetasve në përgjithësi.

 

 

Komiteti Shqiptar tė Helsinkit  siguron anonimatin deri nė momentin kur, vetė personi ankues kėrkon tė bėjė publike tė dhėnat e tij

 

Nė rast se mendoni se tė drejtat tuaja shkelen nga policia, administrata e burgjeve ose struktura tė tjera NA TELEFONONI

... i plote

 

Tetor - Dhjetor 2008

Korrik - shtator 2008

Prill-Qershor 2008

Janar-Mars 2008

Tetor - Dhjetor 2007

KSHH © Copyright 2002, All Rights Reserved.

KOMITETI SHQIPTAR I HELSINKIT, 

Adresa: Rr. Gjin Bue Shpata, Pll. 5/1, Ap. 4, Tirana, Albania   P.O.Box / Kutia Postare No.1752  

 Tel/Fax: +355 (0) 4 2233671 E-mail: office@ahc.org.al  web address: www.ahc.org.al

Mesothelioma Attorney
Numri i vizitorėve nga 20 shkurti 2007