|
|
Komiteti Shqiptar i
Helsinkit pėrshėndet dhe vlerėson nismėn e Presidentit
tė Republikės pėr fillimin e shpejtė tė punės nė drejtim
tė ndryshimeve tė nevojshme tė Kodit Zgjedhor
26.02.2004
Komiteti Shqiptar i Helsinkit
pėrshėndet dhe vlerėson nismėn e Presidentit tė
Republikės pėr fillimin e shpejtė tė punės nė drejtim tė
ndryshimeve tė nevojshme tė Kodit Zgjedhor dhe
pėrmirėsimin e infrastrukturės zgjedhore.
Ambasadori i OSBE-sė Z. Lipponen, nė
konferencėn e shtypit tė datės 14 Shkurt 2004, deklaroi
se pas disa ditėve mund tė njiheshim me raportin
pėrfundimtar tė OSBE/ODIHR-it lidhur me zhvillimin e
zgjedhjeve tė organeve tė qeverisjes vendore tė 12
Tetorit tė vitit tė kaluar nė tė cilin do tė
parashtroheshin edhe rekomandimet pėrkatėse.
KSHH ėshtė organizata jo-qeveritare qė ka
vėzhguar tė gjitha zgjedhjet parlamentare dhe vendore qė
janė zhvilluar deri mė sot nė vendin tonė.
KSHH gjatė procesit zgjedhor dhe nė pėrfundim
tė zgjedhjeve tė 12 Tetorit 2003, ka publikuar raporte
ku bėhet fjalė mbi aspektet e ndryshme tė kėtij procesi.
Nė kėto raporte parashtrohen gjithashtu edhe sugjerime
pėr nevojėn e disa ndryshimeve nė Kodin Zgjedhor.
KSHH, edhe pse i ndėrgjegjshėm se nė hartimin
dhe pėrsosjen e legjislacionit zgjedhor vullneti politik
ėshtė i njė rėndėsie tė veēantė, mendon se ky proces nuk
mund tė jetė monopol i partive politike, qofshin kėto tė
pozitės apo tė opozitės.
KSHH, edhe mė parė ka sugjeruar qė nė hartimin
e projekteve kaq tė rėndėsishme siē ėshtė edhe Kodi
Zgjedhor, do tė ishte e dobishme tė angazhoheshin njė
rreth i gjerė specialistėsh me pėrvojė nė kėtė fushė.
Kjo do tė ishte gjithashtu njė ndihmesė konkrete dhe
efektive edhe pėr vetė komisionin dy-palėsh qė u krijua
pėr kėtė qėllim, madje edhe pėr Kuvendin. Nė kėtė mėnyrė
mund tė evitohej miratimi i disa neneve qė bien ndesh me
Kushtetutėn ose i disa dispozitave tė tjera tė Kodit nė
fuqi formulimi i tė cilave nuk ėshtė i plotė dhe i saktė.
Dhe si rrjedhim lėnė shtigje pėr interpretime subjektive
dhe arbitare.
KSHH mendon dhe sugjeron qė projekti i
ndryshimeve tė Kodit Zgjedhor tė pėrgatitet paraprakisht
nga njė grup specialistėsh jo-partiakė, e fill pas kėsaj
tė vihej nė lėvizje mekanizmi parlamentar, komisioni apo
komisionet pėrkatėse, dhe nė pėrfundim tė miratohej nė
senacėn plenare. Ne kemi besim qė nė frymėn e debatit
konstruktiv, tė mirėkuptimit dhe tė konsensusit sa mė tė
gjerė tė forcave politike, nė zbatim tė Kushtetutės dhe
tė dokumentave ndėrkombėtare, pėrmirėsimi i mėtejshėm i
legjislacionit zgjedhor tė ndikonte pozitivisht nė
arritjen e objektivit kryesor: garantimin e zgjedhjeve
tė lira, demokratike dhe tė pakontestuara.
KSHH mendon gjithashtu se hartimi i listave tė
zgjedhėsve i mbėshtetur nė tė dhėna tė plota dhe tė
sakta tė dokumentave zyrtare tė parashikuara nė ligje,
kėrkon marrjen e masave tė menjėhershme. Ky proces ėshtė
sa i vėshtirė, aq edhe delikat qė kėrkon angazhim serioz
tė organeve shtetėrore dhe transparencė. Nė tė kundėrtėn,
vonesat apo lėnia pas dore e kėtij problemi nuk
pėrjashtojnė mundėsinė qė edhe nė zgjedhjet e ardhshme
tė jenė tė pranishme kontestimi dhe pakėnaqėsitė, gjė qė
do tė ndikonte nė acarimin e klimės politike duke cėnuar
edhe imazhin e vendit tonė.
|