|
Zgjedhësit
dhe subjektet zgjedhore kanë të drejtën e ankimit
27.06.2005
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH),
në bazë të informacioneve të vëzhguesve të tij, ka
ndjekur me vëmendje faktin se një numër jo i vogël
zgjedhësish nuk e kanë emrin e tyre në listat
përfundimtare që janë shpallur.
KSHH e vlerëson seriozisht këtë
çështje. Mangësitë në këtë drejtim ndikojnë në ushtrimin
ose jo të së drejtës së votimit-si një e drejtë
themelore e shtetasve.
Edhe pse 6 ditë na ndajnë nga dita e
votimit, KSHH i bën thirrje të gjithë zgjedhësve që nuk
figurojnë në listat përfundimtare ti drejtohen gjykatës
së rrethit gjyqësor përkatës me kërkesën për ti lejuar
ata që të votojnë në qendrën e tyre të votimit.
Zgjedhësit e mësipërm duhet ta kenë të qartë se organi i
vetëm kompetent për të vendosur lidhur me një çështje të
tillë është gjykata përkatëse e rrethit.
KSHH, nëpërmjet kësaj deklarate,
dëshiron të njoftojë dhe tu bëjë të qartë zgjedhësve se
sipas nenit 60 të Kodit Zgjedhor ata mund të paraqesin
kërkesën në gjykatë deri në 24 orë përpara datës së
zgjedhjeve, d.m.th. deri ditën e premte datë 1 Korrik
2005, ora 24:00. Zgjedhësit gjithashtu, duhet të dinë se
gjykata mund ti shqyrtojë këto çështje edhe ditën e
fundit para zgjedhjeve, madje edhe në ditën e zgjedhjeve
por jo më vonë se 6 orë përpara mbylljes së votimit.
Zgjedhësit e kësaj kategorie duhet ta
kenë të qartë gjithashtu se kjo procedurë do të jetë e
thjeshtë dhe e shpejtë, mjafton që ata ti bashkangjisin
kërkesës edhe vërtetimet përkatëse.
Me vendimin që pranon kërkesën e
tyre, zgjedhësit kanë të drejtë të shkojnë në qendrën e
votimit dhe të votojnë si gjithë të tjerët, pavarësisht
se në listën që ka KQV-ja nuk figuron emri i tyre.
KSHH, duke marrë shkas nga çështja e
mësipërme, e shikon të nevojshme të trajtojë edhe të
drejtën që kanë subjektet zgjedhore d.m.th. partitë
politike, koalicionet partiake, kandidatët e tyre dhe
kandidatët e pavarur për tu ankuar sipas rastit në KQZ
ose në Kolegjin Zgjedhor të Gjykatës së Apelit Tiranë në
ato raste kur ata pretendojnë se u janë cënuar interesat
e tyre të ligjshme.
I tillë ka qenë edhe qëndrimi i OSBE/ODIHR-it
për zgjedhjet parlamentare të vitit 2001, ku
rekomandohej që subjektet zgjedhore kur mendojnë se u
preken interesat e tyre kanë të drejtë të ankohen në
instancat përkatëse të vendit dhe kur është rasti deri
edhe në Gjykatën e Strasburgut.
KSHH e përmend këtë çështje meqë
ndodhemi në prag të zgjedhjeve dhe shumë shpejt do të
fillojnë ankesat drejtuar KQZ-së kundër vendimeve të
KZZ-së si dhe ankesat drejtuar Kolegjit Zgjedhor të
Gykatës së Apelit kundër vendimeve të KQZ-së.
KSHH mendon se të gjithë por në
rradhë të parë dy forcat më të mëdha poltitike, duhet të
mësojnë edhe nga përvoja negative e zgjedhjeve të
mëparshme ku nuk kanë munguar edhe presionet apo akuzat
e natyrës politike ndaj institucioneve të tilla
kushtetuese siç janë: Gjykata Kushtetuese, Gjykata e
Lartë, KQZ-ja dhe në ndonjë rast edhe ndaj Kolegjit
Zgjedhor të Gjykatës së Apelit Tiran që u krijua në
vitin 2003.
Këto fenomene të padëshirueshme kanë
ndodhur vetëm sepse ky apo ai vendim i dhënë prej
organeve të mësipërme nuk i ka pëlqyer kësaj ose asaj
force politike.
KSHH është i ndërgjegjshëm se të
kontestosh ose të kritikosh një vendim gjyqësor është
normale, por tu bësh presion KQZ-së, Gjykatës
Kushtetuese, Gjykatës së Lartë dhe Kolegjit Zgjedhor,
nuk është e pranueshme. Këto organe veprojnë në bazë të
dispozitave përkatëse kushtetuese dhe ligjore,
pavarësisht nga gabimet apo shkeljet e mundshme.
Për të parandaluar fenomene të tilla
që mund të ndikojnë negativisht në acarimin e klimës
politike në vend edhe në zgjedhjet e këtij viti, KSHH e
shikon me vend tI referohet nenit 145 të Kushtetutës ku
thuhet se: Gjyqtarët janë të pavarur dhe u nënshtrohen
vetëm Kushtetutës dhe ligjeve se Ndërhyrja në
veprimtarinë e Gjykatës ose të gjyqtarëve passjell
përgjegjësi sipas ligjit.
Të gjithë janë të detyruar të
zbatojnë këtë dispozitë.
|