|
Thirrje
e Komitetit Shqiptar tė Helsinkit Drejtuar tė gjitha
partive politike
Tiranė, 3 maj 2004
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH)
me keqardhje konstaton se ende partitė politike nuk po
ndėrmarrin hapa konkretė pėr tė diskutuar raportin e
OSBE/ODIHR-it dhe rekomandimet pėrkatėse lidhur me
zgjedhjet e vitit tė kaluar.
Siē dihet, nga zgjedhjet e Tetorit tė
vitit 2003 kanė kaluar afėrsisht 7 muaj. Ka mbi 2 muaj
qė ėshtė bėrė i njohur raporti i OSBE/ODIHR-it. Ndodhemi
para zgjedhjeve tė ardhshme parlamentare e megjithatė,
veē disa deklaratave qė pjesėrisht janė akuza tė
ndėrsjellta partiake, nuk ka asnjė nismė qė tė tregojė
se partitė politike po angazhohen seriozisht me
pėrgatitjet qė do tė garantonin zgjedhje tė lira, tė
ndershme dhe tė pakontestuara.
Pėrvoja negative e zgjedhjeve tė
vitit tė kaluar, pa mohuar arritjet, vėrtetoi se vonesat
nė hartimin dhe miratimin e Kodit tė ri Zgjedhor si dhe
mungesa e vullnetit politik u shoqėruan me pasoja tė
dėmshme nė tė gjitha aspektet e procesit zgjedhor. Do tė
ishte e pajustifikuar dhe e pafalshme qė tė pėrsėritej e
njėjta gjė kur dihet se ne jemi nė provė, se zgjedhjet e
ardhshme do tė jenė njė test i rėndėsishėm drejt
integrimit tė Shqipėrisė nė familjen e madhe Evropiane.
KSHH shpreh gjithashtu shqetėsimin e
tij se atmosfera nė vend ėshtė e acaruar. Nė kėto kushte
vėshtirėsohet dialogu partiak nė njė kohė kur
pėrmirėsimet nė legjislacionin zgjedhor kėrkojnė
pėrpjekje tė pėrbashkėta dhe serioze, mirėkuptim,
tolerancė dhe respektim tė mendimit tė kundėrt.
KSHH pėrshėndet nismėn e Presidentit
si dhe ēdo nismė tjetėr qė do ti shėrbente zbutjes sė
klimės politike nė vend dhe qė do tė kontribuonte nė
zhvillimin e zgjedhjeve tė lira dhe demokratike.
KSHH si njė organizatė e pavarur dhe
me pėrvojė nė fushėn e monitorimit tė zgjedhjeve, ashtu
si nė tė kaluarėn, ėshtė i gatshėm tė japė kontributin e
tij modest nė pėrmirėsimin e mėtejshėm tė legjislacionit
zgjedhor.
KSHH vlerėson nė mėnyrė tė veēantė si
rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, edhe komentet e nivelit
pėrgjithėsues dhe cilėsor tė ODIHR-it dhe Komisionit tė
Veneceias lidhur me disa dispozita tė Kodit Zgjedhor.
KSHH ėshtė gjithashtu i bindur se
pėrvoja dhe kontributi i specialistėve dhe ekspertėve
tanė nė kėtė fushė do tė ishin gjithashtu tė dobishme.
Me kėtė rast, KSHH i bėn edhe njė
herė thirrje Qeverisė qė tė rrisė angazhimin e saj pėr
tė pėrmbushur detyrimet ligjore qė ajo ka, lidhur me
pėrgatitjet dhe zhvillimin normal tė zgjedhjeve, sidomos
nė drejtim tė saktėsimit dhe plotėsimit tė regjistrave
tė gjendjes civile nė bazė tė tė cilave do tė hartohen
listat e zgjedhėsve.
|