|
AKT
TERRORIST NĖ LUSHNJĖ
NJĖ
KĖRCĖNIM SERIOZ PĖR ZHVILLIMIN E ZGJEDHJEVE
05.07.2001
Njė akt terrorist serioz ndodhi nė
mėngjesit e 4 korrikut nė qytetin e Lushnjės qė pati nė
shinjestėr banesėn e policit Idriz Shuli. Pas
shpėrthimit tė njė sasie tritoli tė vendosur nė
ballkonin e banesės, banorėt ndėrsa pėrpiqeshin t'i
shpėtonin atentatit u gjendėn edhe pėrballė njė
shpėrthimi tjetėr, tė njė bombe tė vendosur nė tė dalė
tė banesės sė policit. Pati tri viktima, ndėr tė cilat
njė vajzė 12 vjeēare e cila ka marrė njė plagė tė rėndė
dhe ėshtė shtruar nė spital.
KSHH shpreh shqetėsimin e madh pėr
kėtė incident, qė ndodhi nė mes tė zhvillimit tė
fushatės elektorale dhe nė prag tė zgjedhjeve qė do tė
mbahen nė 8 korrik nė Lushnjė. Ky ėshtė njė akt qė
pėrkon me fushatėn elektorale dhe mund tė sjellė
pasiguri e panik nė ditėt e fushatės dhe tė zgjedhjeve
tė 8 korrikut.
KSHH nuk paragjykon askėnd pėr
kryerjen e kėtij akti tė rėndė terrorist. Ai u
rekomandon subjekteve elektorale tė mos bėjnė deklarata
tė nxituara me akuza, nė adresė tė kėsaj ose asaj partie.
Ėshtė detyrė e organeve kompetente tė kryejnė hetimet
dhe procedurat pėrkatėse dhe t'i vėnė pėrpara
pėrgjegjėsisė autorėt e kėsaj vepre penale, tė
rrezikshme dhe tė zbulojnė motivet e vėrteta tė saj.
Nga ana tjetėr, KSHH vėren se
subjektet e ndryshme elektorale gjatė fushatės zgjedhore
i kanė ngritur tonet, dhe kjo e ka ndezur atmosferėn,
gjė qė nuk i shėrben zhvillimit normal tė zgjedhjeve tė
8 korrikut.
KSHH u bėn thirrje partive politike
tė bėjnė kujdes qė debati midis tyre tė mos kapėrcejė
kufijtė e njė shkėmbimi idesh e alternativash. Duhet tė
tregohet po ajo vetėpėrmbajtje dhe maturi si nė raundin
e parė tė zgjedhjeve dhe kjo kėrkon po atė ndjenjė tė
lartė pėrgjegjėsie.
KSHH i kthehet edhe njė herė
seriozitetit tė kėtyre zgjedhjeve, tė cilat duhet tė
ngjizin mė tej imazhin e demokracisė shqiptare, nė
mėnyrė qė Shqipėria tė bėjė njė hap tjetėr tė madh
pėrpara drejt standarteve evropiane.
|