|
KZZ-tė a do ngrihen
nė 3 Mars 2005?!
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH)
si njė nga organizatat monitoruese tė zgjedhjeve
periodike nė Shqipėri, ndjek me vėmendje edhe
pėrgatitjet pėr zgjedhjet parlamentare tė kėtij viti.
KSHH shpreh veēanėrisht shqetėsimin e
tij qė Kuvendi i Shqipėrisė nuk ka miratuar ende ndarjen
e zonave zgjedhore. Si rrjedhim, qė tani ėshtė
vėshtirėsuar dhe ndoshta ėshtė bėrė e pamundur ngritja
nė afatin e caktuar ligjor tė komisioneve tė zonave
zgjedhore (KZZ-ve) qė sipas nenit 34 tė Kodit Zgjedhor
duhet tė ngrihen jo mė vonė se 6 muaj para mbarimit tė
mandatit tė Kuvendit d.m.th. nė 3 Mars 2005.
Deri nė 3 Mars 2005 mbeten 14 ditė.
Projektligji pėr ndarjen e zonave zgjedhore nuk i ėshtė
paraqitur ende Kuvendit tė Shqipėrisė. KSHH mendon se
edhe sikur ky ligj tė miratohet nga Kuvendi me procedure
tė shpejtuar, afati ligjor pėr ngritjen e komisioneve tė
zonave zgjedhore do tė shkelet.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit arrin
nė kėtė pėrfundim duke u bazuar nė argumentat e
mėposhtėm:
Sė pari, komsioni i Zonės Zgjedhore
emėrohet nga Komisioni Qėndror i Zgjedhjeve nė bazė tė
propozimeve qė do tė paraqesin partitė politike
pėrkatėse. Partitė politike duhet tė kenė parasysh
papajtueshmėrinė dhe kushtet ligjore qė kėrkon ligji pėr
tė qenė anėtar dhe sekretar i KZZ-sė (nenet 34/1 dhe
34/2 tė Kodit Zgjedhor;
Sė dyti, KQZ-ja emėron anėtarėt e
KZZ-sė jo mė vonė se 15 ditė nga paraqitja e propozimeve,
kur konstaton se propozimi ėshtė nė pėrputhje me
kėrkesat e ligjit.
Sė treti, brenda 15 ditėve nga
paraqitja e porpozimeve, KQZ-ja duhet tė verifikojė njė
e nga njė 700 anėtarė dhe 100 sekretarėt e KZZ-ve.
Ēdo formalizėm ose nxitim i tepruar
nė kėtė drejtim mund tė lejonte emėrime nė kundėrshtim
me dispozitat pėrkatėse tė Kodit Zgjedhor. KSHH-ja ka
parasysh gjithashtu se, sipas rekomandimit tė OSBE/ODIHR-it
dhe Komisionit tė
Venecias, trajnimi i anėtarėve duhej
tė kryhej jo mė vonė se 180 ditė para zgjedhjeve (Rekomandimet,
pėrkthim shqip faqe 5).
Pėr tė gjithė ėshtė e qartė se vonesa
nė ngritjen e KZZ-ve do tė shkaktojė vonesa nė trajnimin
e tyre, nė pėrfundim tė tė cilit, sipas rekomandimeve tė
mėsipėrme duhet tė bėhet testimi i tyre dhe ata
individė qė marrin njė rezultat tė kėnaqshėm do tė
ēertifikohen si administratorė tė zgjedhjeve.
Komiteti Shqiptari i Helsinkit ėshtė
i mendimit se ngritja dhe trajnimi me vonesė i KZZ-ve
mund tė shoqėrohet me pasoja tė dėmshme dhe do tė
ndikojė negativisht nė mbarėvajtjen e zgjedhjeve.
KSHH-ja mendon se realizimi i detyrės
pėr tė zhvilluar zgjedhje tė lira, tė ndershme dhe tė
pakontestueshme kėrkon jo vetėm vullnet politik, por
edhe zbatim rigoroz tė Kodit Zgjedhor.
Ėshtė kjo arsyeja qė KSHH-ja e sheh
tė nevojshme tu bėjė thirrje partive politike dhe
sidomos dy partive mė tė mėdha qė nė interes tė vendit,
tė respektimit tė Kushtetutės dhe tė ligjit, tė arrijnė
konsensusin pėr ndarjen e zonave zgjedhore.
KSHH i sugjeron gjithashtu Kuvendit tė Shqipėrisė qė tė
kėrkojė paraqitjen sa mė parė pėr miratim tė
projektligjit pėr ndarjen e zonave zgjedhore.
|