KSHH

TEL/FAX

++355(4)233671

Misioni I KSHH-sė

Misioni kryesor I KSHH-sė ėshtė vėzhgimi I respektimit tė tė drejtave dhe lirive tė njeriut dhe reagimi pėr rivėnien e tyre nė vend, sensibilizimi I shtetasve mbi mbrojtjen e tė drejtave dhe lirive tė tyre; pėrmirėsimi I legjislacionit dhe praktikės pėr zbatimin e ligjit nėpėrmjet oponencave dhe rekomandimeve si nė fazėn e draftimit tė tyre, ashtu edhe gjatė zbatimit tė tyre.

 Integrimi i Shqipėrisė dhe shoqėria civile

 Emigrantėt

 Media

 Zgjedhjet

 Tė miturit

 Minoritetet

 Policia

 Edukimi ligjor

 Shėrbimi ligjor

 Burgjet dhe vendet e paraburgimit

 Shėndeti dhe tė drejtat e njeriut

 Ekzekutimi i vendimeve gjyqėsore

 Letra tė KSHH

 Informacione tė tjera

 PROJEKTE
 RAPORTE
 DEKLARATA

   ZGJEDHJET PARLAMENTARE

Raport pėrfundimtar pėr ecurinė e procesit zgjedhor per zgjedhjet parlamentare tė 3 korrikut 2005 nė Shqipėri

STRATEGJIA 2007-2010

Janar 2006  KSHH realizoi njė vetvlerėsim tė punės sė organizatės

Forcimi organizativ dhe hartimi i strategjisė tė re pėr periudhėn 2007-2010

  TAKIME KESHILLIMORE

Nė kuadėr tė pėrmirėsimit tė respektimit tė tė drejtave tė tė dėnuarve dhe rritjen e efektivitetit tė personelit tė burgjeve...

 

 

 

mos kufizohen tė drejtat e vėzhguesve

 

 

26.01.2005

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) dhe Shoqata “Pėr kulturė Demokratike” (SHKD) pasi u njohėn me ndryshimet qė iu bėnė Kodit Zgjedhor me ligjin nr. 9341, datė 10.I.2005 i pėrshėndetėn ato. Kėto ndryshime janė njė hap pėrpara drejt pėrmirėsimit tė mėtejshėm tė legjislacionit tonė zgjedhor qė synon tė garantojė zgjedhje tė lira, tė ndershme dhe tė pakontestuara.

Nga studimi paraprak i kėtyre ndryshimeve mendojmė se nė kėtė Kod ka ende disa formulime jo tė plota dhe jo tė sakta, madje edhe ndonjė dispozitė qė bie ndesh me Kushtetutėn. Shpresojmė qė nė tė ardhmen ato tė rishikohen.

Por pavarėsisht nga kjo, KSHH dhe SHKD e shikojnė tė nevojshme tė bėjnė publik qėndrimin e tyre vetėm pėr njė ēėshtje qė ka tė bėjė me tė drejtat e vėzhguesve nė procesin zgjedhor.

Me ligjin e mėsipėrm ėshtė ndryshuar neni 18 i Kodit zgjedhor qė titullohet “E drejta pėr tė caktuar vėzhgues”. Nė pikėn 4 tė nenit 18 tė pandryshuar thuhej se kėrkesa e vėzhguesve shqiptarė pėr akreditim i paraqitet KQZ-sė jo mė vonė se 15 ditė para datės sė zgjedhjeve. Nga kjo del se kjo kėrkesė mund t’i paraqitej KQZ-sė tė themi edhe para 3-4 muajve para datės sė zgjedhjeve, ndėrsa me ndryshimet qė iu bė nenit tė mėsipėrm kėrkesa e vėzhguesve shqiptarė mund t’i paraqitet KQZ-sė jo mė herėt se 45 ditė para datės sė zgjedhjeve.

Ky ndryshim kufizon nė mėnyrė tė dukshme monitorimin e zgjedhjeve nga vėzhguesit shqiptarė. Atyre u jepet mundėsia tė vėzhgojnė vetėm fushatėn zgjedhore, votimin dhe numėrimin e votave.

KSHH dhe SHKD mendojmė se para se tė bėhej ky ndryshim duhej parė edhe neni 19 i po kėtij Kodi qė nuk ėshtė ndryshuar ku vėzhguesve u jepej e drejta “tė vėzhgojnė pa pengesė tė gjitha aspektet e pėrgatitjes dhe zhvillimit tė zgjedhjeve”. Nga kjo del se neni 18 i ndryshuar lidhur me kėtė ēėshtje vjen nė kundėrshtim me nenin 19 gėrma “a” tė pandryshuar tė tė njėjtit Kod.

KSHH dhe SHKD mendojnė gjithashtu se Kuvendi para se tė miratonte kėtė ndryshim duhet tė kishte parasysh edhe rekomandimet e OSBE/ODIHR-it dhe Komisionit tė Venecias tė Prillit 2004 ku thuhet se “organizatat e vėzhguesve duhet tė pėrfshihen qė nė fazat e hershme tė procesit me qėllim vėzhgim tė tė gjitha proceseve zgjedhore” (shih rekomandimet, pėrkthim shqip, faqe 16).

KSHH dhe SHKD i sugjerojnė Kuvendit qė tė amendojė ndryshimi qė i ėshtė bėrė nenit 18 tė Kodit Zgjedhor dhe tė mos kufizohet e drejta e vėzhguesve. Kufizime tė tilla nuk i shėrbejnė monitorimit tė gjithanshėm dhe cilėsor tė zgjedhjeve.  

 

 

Komiteti Shqiptar tė Helsinkit  siguron anonimatin deri nė momentin kur, vetė personi ankues kėrkon tė bėjė publike tė dhėnat e tij

 

Nė rast se mendoni se tė drejtat tuaja shkelen nga policia, administrata e burgjeve ose struktura tė tjera NA TELEFONONI

... i plote

 

Prill-Qershor 2008

Janar-Mars 2008

Tetor - Dhjetor 2007

Korrik - Shtator 2007

Prill-Qershor 2007

KSHH © Copyright 2002, All Rights Reserved.

KOMITETI SHQIPTAR I HELSINKIT, 

Adresa: Rr. Gjin Bue Shpata, Pll. 5/1, Ap. 4, Tirana, Albania   P.O.Box / Kutia Postare No.1752  

 Tel/Fax: +355 (0) 4 233671 E-mail: office@ahc.org.al  web address: www.ahc.org.al

Mesothelioma Attorney
Numri i vizitorėve nga 20 shkurti 2007