Më shumë transparencë për vlerësimin e aftësive profesionale të prokurorëve në kuadër të procesit të vettingut


Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), me mbështetje të Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë është angazhuar në monitorimin e një prej proceseve më të rëndësishëm të reformës në drejtësi, atij të vettingut.

Në datën 9 Gusht 2017, KShH ju drejtua me kërkesë për informacion, institucioneve që bashkëpunojnë me organet e vettingut për vlerësimin e pasurive, kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Institucionet si Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Drejtoria e Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar dhe Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit i janë përgjigjur pjesërisht kërkesës së KShH-së për informacion.

Megjithatë, edhe pse kaluar 56 ditë nga data e paraqitjes së kësaj kërkese, nuk disponojmë ende informacion nga institucioni i Prokurorisë së Përgjithshme, e cila, bazuar në nenet 3, pika 10 dhe nenet 40 të ligjit për vettingun (nr.84/2016), nëpërmjet strukturës së saj përkatëse kryen vlerësimin e aftësive profesionale të subjekteve të rivlerësimit në kompetencën e saj, deri në konstituimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Në kuadër të transparencës ndaj shoqërisë civile dhe publikut, KShH vlerëson se për një çështje kaq të rëndësishme paraqet interes të veçantë dhënia e informacionit të nevojshëm për hapat e ndërmarra deri më tani nga institucionet e sipërpërmendura, të cilat janë ngarkuar me përgjegjësi direkte për të bërë verifikimet dhe vlerësimet e nevojshme për tre komponentët, mbi bazën e të cilëve do të realizohet vettingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve.

KShH mendon se çdo vonesë në këtë drejtim ndikon negativisht në procesin e zbatimit të legjislacionit të vettingut që konsiderohet kyç për përmbushjen me sukses të objektivave madhorë të reformës në organet e sistemit të drejtësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eventet

< 2018 >
June
MoTuWeThFrSaSu
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
252627
  • All day
    27.06.2018

    Rruga Brigada VIII, Tiranë, Albania

    Rruga Brigada VIII, Tiranë, Albania

    Me ndryshimet që kanë ndodhur në ligjin për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, qasja që u jepet OSHC-ve është më e madhe krahasuar me qasjen që kishin në sistemin e mëparshëm. Praktika ka zbuluar se OSHC-të nuk kanë kapacitetet të duhura për të vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese bazuar në misionin e tyre dhe të drejtat dhe liritë e grupeve të tyre. KSHH ka një eksperiencë shumë të mirë në përfaqësimin e rasteve individuale para kësaj gjykate, si dhe duke apeluar kundër kushtetutshmërisë së disa ligjeve dhe akteve të tjera normative para Gjykatës Kushtetuese.

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit, në kuadër zbatimit të projektit “Përmirësimi i situatës së të drejtave të njeriut në Shqipëri nëpërmjet forcimit të shtetit të së drejtës – Klinika Ligjore XII”, mbështetur financiarisht nga organizata Civil Rights Defenders, me fonde të Qeverisë së Mbretërisë Suedeze, organizon një trajnim një ditor, me qëllim rritjen e kapaciteteve të  organizatave aktive të shoqërisë civile në mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe dhënien e ndihmës juridike për grupet vulnerabël.

    Pjesëmarrësit në këtë trajnim do të kenë mundësinë të njohin nga afër eksperiencën që KShH disponon në përfaqësimin e këtyre rasteve përpara Gjykatës Kushtetuese, si dhe përmes një eksperti të jashtëm në Ligjin Kushtetues si të përdoren mjetet juridike të parashikuara në ligjin e ri për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese vënien në lëvizje të kësaj gjykate për kontrollin e kushtetutshmërisë së ligjeve dhe akteve të tjera normative.

    Trajnimi do të jetë 1 ditor dhe do të mbahet në gjuhën shqipe.

    Ju lutemi konfirmoni pjesmarrjen në adresën e e-mailit valmira.kallushi@ahc.org.al dhe ardita.kolmarku@ahc.org.al ose office@ahc.org.al.

    Orari i eventit: 08:45 – 13:30 (Dt. 27 Qershor 2018)

282930 
TOP