PASQYRIME NË MEDIA


Video sensibilizuese kunder terrorizmit!

 


Aministia tregues i një politike penale humane

Sipas medias jemi informuar se këtë vit nuk do të ketë amnisti. Kjo është një kompetencë ekskluzive e Kuvendit. Megjithatë, Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) e shikon të nevojshme të evidentojë qëllimin e amnistisë, referuar standarteve ndërkombëtare si dhe ligjeve të amnistisë të miratuar nga Kuvendi i RSH vitet e kaluara.

Amnistia udhëhiqet nga parimet e humanizmit, arritjes së qëllimit të dënimit, rrezikshmërisë së ulët të personave që aministohen, edukimit dhe rehabilitmit si dhe mbrojtjes së interesit publik. Në këtë vështrim, KShH i sugjeron Kuvendit të RSH që qoftë edhe brenda muajit Janar 2018 të shqyrtojë mundësinë e dhënies së një amnistie.

KShH ka monitoruar vazhdimisht, edhe gjatë vitit 2017, respektimin e të drejtave të personave që vuajnë dënimin si dhe masat e marra për trajtimin human të tyre, me synim rehabilitimin e tyre dhe riintegrimin në shoqëri.  Gjatë këtyre monitorimeve, KShH ka konstatuar se ka të dënuar që i plotësojnë kriteret ligjore për tu amnistuar dhe ndaj tyre mendojmë se duhet të ndiqet një politike penale që përshkohet nga ndjenja e humanizmit. Midis këtyre të dënuarve ka të sëmurë kronikë, gra dhe të mitur, të moshuar të cilët nuk kanë kryer vepra me rrezikshmëri të theksuar shoqërore dhe që u ka mbetur relativisht pak kohë nga vuajtja e dënimit.

Parimi i rehabilitimit dhe humanizmit siç dihet janë parime universale, të cilat janë mishëruar në Konventa dhe dokumenta të rëndësishme ndërkombëtare. Zbatimi i tyre nuk është vetëm në interes të individit apo të familjeve të veçanta, por edhe në mbrojtje të interesit publik. Në këtë mënyrë, shteti tregon vullnetin për të ndjekur një politikë penale bashkëkohore, ku në vend të ndëshkimit me burgim shikohen edhe rrugë dhe mjete të tjera alternative me anë të të cilave mund të arrihet rehabilitimi dhe riintegrimi në shoqëri i një kategorie të dënuarish që janë në nevojë dhe nuk paraqesin rrezikshmëri shoqërore. 


Nëse ke patur përvojë negative dhe je ndeshur me gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar, është momenti të kontribuosh në procesin e Vettingut. Pjesëmarrja juaj, e të gjithë qytetarëve në këtë proces është e rëndësishme. Ndaj bëhu pjesë e ndryshimit që kërkon në drejtësi. Denonco! Video ndërgjegjësuese e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, mbështetur nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë

 


Rreth 1200 banorë të fshatit jetojnë çdo ditë nën ajrin e ndotur, ndërsa problemet shëndetësore të tyre janë të vazhdueshme, veçanërisht sëmundjet e gjakut.

Pas pamjeve të transmetuara nga Emisioni ‘Boom’ Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka shkuar në terren për të verifikuar situatën. Avokati pranë KSHH Andi Murataj shprehet se është paditur Bashkia e Mallakastrës, Agjencia Kombëtare e Ujësjelles Kanalizimeve, Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës si Institucionet përgjegjëse për këtë situatë të mbartur prej vitesh. Në seancën e parë të gjykimit janë paraqitur provat nga KSHH, ndërkohë që pritet të zhvillohet seanca e rradhës

 


Komiteti Shqiptar i Helsinkit, bën bashkë në një mesazh kundër esktremizmit të dhunshëm drejtuesit e katër besimeve fetare në vend. Z. Ahmet Kalaja, Imam i Xhamisë “Dine Hoxha” Tiranë, At Gregor Pelushi, përfaqësues i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Imzot George Frendo, Kryeipeshkëv i Tiranës dhe Durrësit, si dhe z. Edmond Brahimaj, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, vijnë në këtë video ndërgjegjësuese, me një mesazh të fortë për promovimin e paqes dhe tolerancës fetare, duke u shprehur kundër përfshirjes në veprimtari të ekstremizmit të dhunshëm.

Klerikët janë bashkuar për herë parë në këtë video-mesazh me një mision të përbashkët, atë të ndërgjegjësimit për dëmet që shkakton ekstremizmi. Pa dallim besimi fetar ata kanë të njëjtin qëndrim, kur i kërkojnë besimtarëve dhe publikut të distancohen nga veprimtari të tilla. Po ashtu, ata japin edhe disa këshilla të vlefshme për ta.

Kjo video është realizuar në kuadër të projektit “ Shoqëria Civile kundër Ekstremizmit të Dhunshëm” i cili mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian. Video-mesazhi është i pari i një serie me tre të tillë, që do të realizohen nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit


28 Korrik 2017 - VIDEO NDËRGJEGJËSUESE NR 3
ORGANET E QEVERISJES SE SISTEMIT TE DREJTESISE

Komiteti Shqiptar i Helsinkit, me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Vendeve të Ulëta në Tiranë, ka ndërmarrë nismën për realizimin e 6 videove ndërgjegjësuese për publikun, përkatësisht për gjashtë ligje të rëndësishme të reformës në drejtësi, me qëllim edukimin ligjor dhe informimin e qytetarëve në lidhje me risitë më të rëndësishme të ndryshimeve ligjorë të reformës në drejtësi. Videot ndërgjegjësuese synojnë të vijnë te qytetarët në një mënyrë të thjeshtë dhe me një gjuhë më të kuptueshme. 

Kjo video shpjegon në mënyrë të thjeshtuar Ligjin nr.115/2016 për “Organet e Qeverisjes së Sistemit të Drejtësisë”. Me anë të saj synohet të jepet informacion për organet e reja për qeverisjen e sistemit të drejtësisë, përkatësisht Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, si dhe të Shkollës së Magjistraturës. Këto organe vlerësohet se do të jenë garantuese të pavarësisë, përgjegjshmërisë dhe karierrës profesionale të prokurorëve dhe gjyqtarëve në Republikën e Shqipërisë. Kjo video u përcoll nga Z. Artan Simoni, Jurist.

 


VIDEO NDËRGJEGJËSUESE
TË NJOHIM REFORMËN NË DREJTËSI DHE TË KONTRIBUOJMË NË ZBATIMIN E DREJTË TË SAJ

Reforma në drejtësi ishte nevojë e qytetarëve të vendit tonë, të cilët përballeshin çdo ditë me padrejtësi dhe kishin perceptim të lartë për korrupsion në radhët e sistemit të drejtësisë. Shpenzoni vetëm pak minuta nga koha juaj për tu njohur me këtë video ndërgjegjësuese e cila shpjegon një gjuhë të thjeshtë se çfarë është reforma në drejtësi, cilat janë synimet e saj, cilat institucione dhe organizata kontribuan në hartimin e reformës, cilat janë sfidat e deritanshme të zbatimit të legjislacionit të ri reformues të drejtësisë, cilat janë vendet e tjera ku është bërë reforma në drejtësi dhe a ka patur sukses, çfarë është vettingu dhe a ka prokurorë apo gjyqtarë që do largohen nga sistemi si rezultat i zbatimit të tij, çfarë do të ndryshojë për qytetarët e vendit tonë nga zbatimi i kësaj reforme.

Vetëm duke u njohur me reformën në drejtësi qytetarët dhe shoqëria civile mund të kontribuojnë në drejtim të zbatimit të saj dhe të ndikojnë në rritjen e përgjegjshmërisë dhe pavarësisë së institucioneve të reja të drejtësisë. Roli juaj është i rëndësishëm ndaj mos e nënvlerësoni. Komiteti Shqiptar i Helsinkit mund t’ju asistojë me informacionin e nevojshëm ligjor dhe t’ju ndihmojë për të përcjellë zërin tuaj pranë këtyre institucioneve


15 Qershor 2017 - VIDEO NDËRGJEGJËSUESE

Shpenzoni pak sekonda për këtë video, reflektoni dhe pastaj vendimi ju takon JU. Vota juaj vlen (mesazh sensibilizues nga KShH)


VIDEO NDËRGJEGJËSUESE NR.6
Organizimi dhe funksionimi i Prokurorisë në Republikën e Shqipërise

Komiteti Shqiptar i Helsinkit, me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Vendeve të Ulëta në Tiranë, ka ndërmarrë nismën për realizimin e 6 videove ndërgjegjësuese për publikun, përkatësisht për gjashtë ligje të rëndësishme të reformës në drejtësi, me qëllim edukimin ligjor dhe informimin e qytetarëve në lidhje me risitë më të rëndësishme të ndryshimeve ligjorë të reformës në drejtësi. Videot ndërgjegjësuese synojnë të vijnë te qytetarët në një mënyrë të thjeshtë dhe me një gjuhë më të kuptueshme.

Kjo video shpjegon në mënyrë të thjeshtuar për qytetarët ligjin nr. 97/2016 për “Organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërise”. Me anë të saj synohet të jepet informacion për organizimin e ri të prokurorisë, i cili synon drejt një shkalle decentralizimi brenda këtij institucioni, nga pikëpamja procedurale dhe funksionale. Zbatimi i legjislacionit të ri për organizimin e prokurorisë pritet të ndikojë në rritjen e pavarësisë së brendshme të prokurorëve dhe pavarësisë së jashtme të institucionit, si dhe të rrisë përgjegjshmërinë prokurorëve në ushtrimin e kompetencave të tyre. Kjo video u përcoll nga Z. Erjon Diko, Jurist.



VIDEO NDËRGJEGJËSUESE NR.5
Organizimi i Pushtetit Gjyqësor

Komiteti Shqiptar i Helsinkit, me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Vendeve të Ulëta në Tiranë, ka ndërmarrë nismën për realizimin e 6 videove ndërgjegjësuese për publikun, përkatësisht për gjashtë ligje të rëndësishme të reformës në drejtësi, me qëllim edukimin ligjor dhe informimin e qytetarëve në lidhje me risitë më të rëndësishme të ndryshimeve ligjorë të reformës në drejtësi. Videot ndërgjegjësuese synojnë të vijnë te qytetarët në një mënyrë të thjeshtë dhe me një gjuhë më të kuptueshme.

Kjo video shpjegon aspektet më të rëndësishme për qytetarët lidhur me risitë e ligjit nr. 98/2016 për “Organizimin e Pushtetit Gjyqësor”. Me anë të saj qytetarët do të informohen në mënyrë të përmbledhur për risitë kryesore të organizimit të ri të pushtetit gjyqësor, sa i takon aksesit të qytetarëve në shërbimin gjyqësor, shtrirjes kapilare të shërbimit gjyqësor në të gjithë territorin e vendit, rritjes së shpejtësisë së gjykimit, rritjes së eficiencës së gjyqësorit me anë të shpërndarjes proporcionale të ngarkesës mesatare të çështjeve për gjykatë dhe gjyqtarë, etj. Kjo video u përcoll nga Znj. Ersida Teliti, Juriste dhe Pedagoge.



VIDEO NDËRGJEGJËSUESE NR.2
Rivlerësimi Kalimtar i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve (Vettingu)

Komiteti Shqiptar i Helsinkit, me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Vendeve të Ulëta në Tiranë, ka ndërmarrë realizimin e 6 videove ndërgjegjësuese për publikun, përkatësisht për gjashtë ligje të rëndësishme të reformës në drejtësi, me qëllim edukimin ligjor dhe informimin e qytetarëve në lidhje me risitë më të rëndësishme të ndryshimeve ligjorë të reformës në drejtësi,. Videot ndërgjegjësuese vijnë te qytetarët në një mënyrë të thjeshtë dhe me një gjuhë më të kuptueshme.

Kjo video shpjegon në mënyrë të thjeshtuar ligjin nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” ose ligjin e Vettingun. Ky është ligji i parë dhe më i rëndësishëm, i cili shoqëron paketën e ndryshimeve kushtetuese, për të bërë të mundur zbatimin e reformës në drejtësi. Me miratimin e këtij ligji, pritet që të gjitha hallkat e gjyqësorit në Shqipëri të kalojnë në sitën e institucioneve të vettingut. Procesi do të monitorohet nga vëzhguesit e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.



VIDEO NDËRGJEGJËSUESE NR.1
Ligji nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”

Komiteti Shqiptar i Helsinkit, me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Vendeve të Ulëta në Tiranë, ka ndërmarrë realizimin e 6 videove ndërgjegjësuese për publikun, respektivisht për gjashtë ligje të rëndësishme të reformës në drejtësi, me qëllim ndërgjëgjësimin dhe informimin e qytetarëve në lidhje me proceset e reformës në drejtësi,. Videot ndërgjegjësuese vijnë te qytetarët në një mënyrë të thjeshtë dhe me një gjuhë më të kuptueshme.

Kjo video shpjegon në mënyrë të thjeshtuar ligjin nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, qëllimi i të cilit të garantojë ndëshkueshmërinë e veprave penale në fushën e korrupsionit, përmes forcimit të zbulimit dhe hetimit pro-aktiv dhe bashkëpunimit të ngushtë mes strukturave të specializuara antikorrupsion. Ligji parashikon rregullim të detajuar për krijimin e një Strukture të Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), e cila do të funksionojë sipas parimeve të qëndrueshmërisë, besueshmërisë dhe qartësisë së kompetencave ligjore. Kjo strukturë përfshin Prokurorinë e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe Njësinë e Posaçme Hetimore e cila emërtohet “Byroja Kombëtare e Hetimit”, e cila është një strukturë e specializuar e Policisë Gjyqësore që heton veprat penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar.



Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) realizon videon ndërgjegjësuese për promovimin e broshurës informuese mbi Ligjin Nr. 146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”.

Kjo broshurë ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të grupeve të interesit dhe publikut të gjerë, për të nxitur pjesëmarrjen në proceset vendimmarrëse dhe politikëbërëse, në frymën e ligjit 146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”. Broshura është formuluar me një gjuhë të thjeshtë, e cila do t’i vijë në ndihmë grupeve të interesit, organeve publike që ndërmarrin nisma për hartimin e projektakteve dhe publikut në tërësi. Komiteti Shqiptar i Helsinkit do të ofrojë asistencë ligjore për të gjithë të interesuarit, për ushtrimin e të drejtave që burojnë nga ligji “Për njoftimin dhe konsultimin publik”.

Për më shumë informacioni, lutemi t’i referoheni Broshurës Informuese në linkun bashkëlidhur:

http://www.ahc.org.al/wp-content/uploads/2017/04/Broshur%C3%AB-Informuese.pdf

Broshura informuese dhe video nërgjegjësuese u përgatit me mbështetjen financiare të Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, në kuadër të zbatimit të nismës “Për një transparencë dhe pjesëmarrje më të lartë të
grupeve të interesit në proceset politikbërëse dhe vendimmarrëse të organeve publike”


Video Galeria

Komiteti Shqiptar i Helsinkit- Nisma kundër Ekstremizmit të Dhunshëm
Shpenzoni pak sekonda per kete video, reflektoni dhe pastaj vendimi ju takon JU Vota juaj vlen mesa
KSHH nxit zbatimin e ligjit "Për njoftimin dhe konsultimin publik"
Konsultimi publik - Sesion informimi me dhomat e biznesit
Erida Skendaj ne JAT TV per ceshtjet qe po ndjek Komiteti I Helsinkit per te drejtat e shtetasve
Erida Skendaj e ftuar në "Intervista e mbrëmjes" për Situatën e të Drejtave të Njeriut në vend
Helsinki kundër qeverisë: Nuk duhen ndaluar të burgosurit të votojnë
Mohimi i votës për të dënuarit Komiteti Helsinkit:Të shfuqizohet ligji
Vota e të dënuarve, Kuvendi e qeveria kundër KShH për shfuqizimin e ligjit
Erida Skendaj e ftuar në "Intervista e mbrëmjes" për Reformën në Drejtësi
Dekriminalizimi ne kushtetuese
KSHH çon në kushtetuese Dekriminalizimin, Skëndaj: Të votojnë të dënuarit
Shtyhet seanca e ankimimit të KSHH për ligjin e dekriminalizimit
Helsinki kundër heqjes së të drejtës së votës Paditet
“Zbatoni Reformën në Drejtësi”, Jaho Krimi po ndikon drejtpërdrejtë në organet e drejtësisë
Interviste e Drejtores Ekzekutive te KShH se per situaten parazgjedhore ne vend
VTS 01 1
26 Vjet - KShH!
Reforma ne drejtesi dhe ndergjegjesimi qytetar!
Komiteti Shqiptar i Helsinkit dhe ligji për konsultimin publik '25 Nëntor 2016'
KShH në ndihmë të shtetasve të dëmtuar, për vënien në vend të të drejtave të tyre
Spotin informues për Ligjin Nr. 146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”
KSHH PER PELLUMB MARNIKOLLAJ
Ora News - Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit
VOA - KShH publikoi sot një studim mbi kallëzimet e KLSh në prokuroritë e Tiranës e Durrësit.
Vizion Plus - Znj. Erida Skendaj e ftuar ne emisionin 7pa5 per te folur per temen "Përfitimi i qytetarëve nga reforma"
3JAT - 25 05 2014 E ftuar Erida Skëndaj
VOA - Raporti vjetor i Komitetit Shqiptar të Helsinkit
VOA - Raporti vjetor mbi te drejtat e njeriut i KSHH
Ora News - Meçaj, KSHH po mendon të çojë në Kushtetuese ligjin për policinë
A1 Report - KSHH, 557 kallëzime kanë nisur në Prokurorinë Tiranë, e 331 në Durrës
VOA - Ligji për Mbrojtjen nga Diskriminimi
Vizion Plus - KSHH, Krimi rrezikon shoqërinë
KSHH RAPORTI PER 2011 ZVARRITJE E PROCESEVE GJYQESORE
KOMITETI I HELSINKIT - Rasti Ardian Prrenjasi
A1 Report - Meçe Ka mbipopullim në burgje rrezikojmë gjobë nga Strasburgu
A1 Report - KSHH, Në 2013 kriminialiteti vijon ne nivele te larta
Vizion Plus - 30 Minuta, A bëhet dot drejtësi ne Shqipëri ! 30 Mars 2015
Vizion Plus - 7pa5 - Dita per te drejtat e njeriut 10 Dhjetor 2014
Vizion Plus - 7pa5 - Forumet e KSHH me studentet 5 Janar 2015

eventet

< 2018 >
September
MoTuWeThFrSaSu
     12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
TOP