NDIHMË LIGJORE FALAS

Në përmbushjen e misionit të tij, KSHH përdor strategji të ndryshme, ndër të cilat:

Monitorim të respektimit të të drejtave të njeriut dhe reagim për shkeljet e të drejtave të njeriut mes denoncimeve publike, deklaratave për shtyp, adresimit të problemeve te institucionet përkatëse

Ndihmë ligjore falas për viktimat e shkeljeve të të drejtave të njeriut nga institucionet e zbatimit të ligjit

Lobim dhe avokaci për përmirësimin e ligjeve dhe praktikave të repektimit të të Drejtave të njeriut

Veprimtari sensibilizuese të publikut për respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut

Veprimtari për të rritur kapacitetet profesionale të personave që janë të ngarkuar me respektimin e të drejtave

Dialogun dhe rrjetëzimin me palët e interesuara, partnerë dhe bashkëpunëtorë të tjerë për veprimtari dhe nisma në fushën e të drejtave të njeriut


Në cilat fusha kontribuon KSHH-ja?

Përmirësimi I legjislacionit me qëllim repektimin më të mire të të drejtave të njeriut

Përmirësimi I respektimit të së drejtës për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur

Promovimi I ndihmës ligjore falas dhe aksesit te sistemi I drejtësisë të shtetasve me pamundësi ekonomike

Trajtimi i pershtatshëm i personave të cilëve u është kufizuar liria

Promovimin e një shoqërie ku personat dhe në mënyrë të veçantë grupet e dobëta nuk do të diskriminohen dhe ku respektimi I të drejtave të njeriut do të përmirësohet

Respektimi I të drejtave të emigrantëve shqiptarë dhe të personave të kthyer në Shqipëri


Ndihmë ligjore falas

Komiteti Shqiptar I Helsinkit ofron ndihmë ligjore falas në rastet e shkeljes së të drejtave të njeriut të sanksionuara në Kushtetutë, në Konventën Europiane të të drejtave të njeriut në legjislacionin shqiptar

Objektivi kryesor I këtij shërbimi është mbrojtja më e mire e të drejtave të individëve dhe të grupeve të pambrojtuara kur ato shkelen nga përfaqësues të institucioneve shtetërore

Ndihma ligjore ofrohet nga avokatë të kualifikuar të cilët do t’u ofrojnë qytetarëve shqiptarë jo vetëm seriozitet dhe cilësi, por edhe konfidencialitet


KSHH-së mund t’i drejtohen:

Personat të cilët janë viktima të ushtrimit të dhunës, të trajtimeve dhe degradimeve çnjerëzore, të kryera nga punonjësit e policisë dhe personelit në vendet e paraburgimit dhe burgjeve

Personat të cilët janë viktima të diskriminimit nga punonjës të institucioneve shtetërore në përgjithësi dhe personat që I përkasin minoritetit rom dhe komunitetit egjiptian në veçanti

Personat të cilët janë cënuar nga e drejta për të pasur një process të rregullt ligjor


Llojet e shërbimeve që mund të përfitoni:

Dërgimi dhe/ose ndjekja e ankesave dhe I rasteve të paraqitura në KSHH

Ofrimi I këshillimit ligjor dhe I asistencës ligjore për plotësimin e dokumentacionit

Dërgimi dhe/ose ndjekja e ankesave në institucionet shtetërore kompetente

Rekomandimi dhe informimi I qytetarëve për ankesat e tyre në organizatat e tjera të shoqërisë civile që ofrojnë shërbime në fushë

Përfaqësimi I çështjeve në gjykatat e të gjitha niveleve e Gjykatën Europiane të të drejtave të njeriut, në rastet tepër të veçanta të shkeljeve flagrante të të drejtave të njeriut kur kjo shkelje përbën një praktikë të vazhdueshme dhe që ka nevojë për praktika positive ose ndryshime të ligjit


Mënyrat e marrjes së ankesave dhe kërkesave për përfaqësim:

Nëpërmjet telefonit, adresës së e-mailit

Korrespondentëve të KSHH-së në Shkodër, Elbasan, Gjirokastër, Fier, Korçë, Vlorë dhe Kukës

Nëpërmjet letrave drejtuar në adresën e KSHH-së

Në rastet kur mendoni se të drejtat tuaja janë cënuar mund t’I drejtoheni KSHH-së ditën e hënë, të mërkurë dhe të enjte, ora 10:00 – 14:00 në adresën e mëposhtme:

Komiteti Shqiptar i Helsinkit
Rr. Brigada VII, Pall Teknoprojekt,
Shk.2, Ap. 10, Tiranë;
Kutia Postare 1752
Tel/Fax: 04 2233671
Cel: 0355 68 20 23699
e-mail: office@www.ahc.org.al
web: www.ahc.org.al

TOP