Njoftim lidhur me zhvillimin e sesionit informues mbi Ligjin Nr 146 2014


Më datë 18 Prill 2017 Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) organizoi një sesion informues me studentë të departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, pranë Fakultetit të Historisë dhe Filiologjisë

Përfaqësues të KShH-së Znj. Erida Skëndaj, Drejtore Ekzekutive dhe Znj. Klejda Ngjela, Menaxhere Projektesh pranë KShH-së, ofruan kontributin e tyre në drejtim të njohjes së pjesëmarrësve me risitë e ligjit Nr. 146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”, si dhe për procedurat e njoftimit dhe konsultimit publik. Forumin e moderoi Z. Zylyftar Bregu, pedagog pranë këtij fakulteti, i cili gjithashtu dha kontributin e tij për këtë çështje.

Pjesëmarrësit diskutuan problematikat e evidentuara nga KShH, të tilla si: mungesa e transparencës nga organet publike, ushtrimi i mjeteve ligjore që parashikon ligji, etj. Ndër të tjera, u evidentua rëndësia e ndërgjegjësimit për të kërkuar të drejtat që burojnë nga Ligji Nr. 146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”, lobim dhe advokim i përbashkët pranë institucioneve të administratës publike. KShH ka ndërmarrë zbatimin e kësaj nisme për shkak se Ligji Nr. 146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”, është miratuar në muajin tetor 2014 dhe zbatimi i tij nga ministritë e monitoruara vijon të jetë në nivele të ulëta.

KShH do të vazhdojë të kontribuojë për një përfshirje sa më të gjerë të subjekteve të interesuara në proceset e njoftimit dhe konsultimit publik.

Ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit “Për një transparencë dhe pjesëmarrje më të lartë të grupeve të interesit në proceset politikëbërëse dhe vendimmarrëse të organeve publike” të mbështetur financiarisht nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Postime

eventet

< 2017 >
April
  • No Events
TOP