Njoftim për shtyp: 24.03.2004


Në kuadër të misionit të Komitetit Shqiptar të Helsinkit për të kontribuar në respektimin më të mirë të të drejtave të shtetasve në sistemin gjyqësor dhe për të rritur aksesin e publikut në drejtësi, KSHH ka ndërmarrë një studim të ligjit dhe praktikës së shërbimit ligjor falas dhe të avokatëve të caktuar kryesisht në çështjet penale.

Ekspertë të KSHH-së po kryejnë një studim lidhur me cilësinë e punës së avoaktëve të caktuar kryesisht dhe atyre të caktuar (falas). Përveç studimit teorik KSHH do të zhvillojë gjithashtu një vëzhgim të problemeve praktike duke intervistuar rreth 500 – 700 persona si të paraburgosur, të dënuar, avokatë, prokuror dhe gjyqtarë.

Në përfundim të studimit dhe vëzhgimit do të hartohet një raport ku do të pasqyrohen rezultatet e dala si dhe do të organizohet një tryezë e rrumbullakët me ekspertë të kësaj fushe për të diskutuar përfundimet dhe rekomandimet përkatëse për shërbimin avokator falas.

Kjo veprimtari zhvillohet në kuadër të projektit “Përmirësimi i situatës së të drejtave të njeriut nëpërmjet monitorimit, studimit, lobimit dhe mbrojtjes për një respektim më të mirë të parimeve Kushtetuese”, i mbështetur financiarisht nga Komitetin Suedez të Helsinkit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eventet

< 2019 >
August
MoTuWeThFrSaSu
   1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031 
TOP