Njoftim për shtyp – KShH prezanton gjetjet e monitorimit të zbatimit të Ligjit nr.146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik” datë 26 Maj


Prej disa muajsh Komiteti Shqiptar i Helsinkit po monitoron situatën e zbatimit të Ligjit Nr.146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”, nga 19 Ministritë dhe Kryeministria.

Monitorimi ka treguar që ligji njihet dhe zbatohet në nivele të ulëta nga institucionet e monitoruara. U konstatua se nga 19 ministritë vetëm 3 ministri kanë hartuar plane vjetore të vendimmarrjes për vitin 2015 dhe 2 prej tyre e kanë bërë publik. Ndërsa për vitin 2016, rezultoi se 2 Ministri kanë hartuar planin vjetor të vendimmarrjes dhe e kanë publikuar në programin e transparencës të faqes zyrtare në internet. Nga monitorimi i organeve publike është evidentuar se 4 Ministri kanë hartuar raportin e transparencës në vendimmarrje dhe 3 prej tyre e kanë publikuar atë në faqen e tyre në internet.

Rezultoi se afërsisht 52% e Ministrive kanë bashkëlidhur kopje të procesverbaleve, ftesave, agjendave dhe listë-prezencave në mënyrë të pjesshme. Gjithashtu u konstatua se konsiderohet si konsultim publik edhe konsultimi i brendshëm i institucionit.

Me qëllim rritjen e efiçencës, transparencës, përgjegjësinë e autoriteteve shtetërore ndaj publikut dhe palëve të interesuara, si dhe inkurajimin e pjesëmarrjes të publikut dhe grupeve të interesit gjatë procesit të hartimit dhe miratimit të projektligjeve, projekt-strategjive kombëtare dhe vendore, si dhe politikave me interes të lartë publik, KShH do të organizojë një tryezë në:

Datë 26 Maj, 2017, ora 09:30,
Salla “Metropol” Tirana International Hotel.

Pjesëmarrja juaj është e mirëpritur!!

Me konsideratë!

KShH

Ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit “Për një transparencë dhe pjesëmarrje më të lartë të grupeve të interesit në proceset politikëbërëse dhe vendimmarrëse të organeve publike” të mbështetur financiarisht nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Postime

eventet

< 2017 >
December
MoTuWeThFrSaSu
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031
TOP