Njoftim për shtyp: Veprimtari në kuadër të nismës “Shoqëria Civile kundër Ekstremizmit të Dhunshëm”


Komiteti Shqiptar i Helsnkit (KShH) në bashkëpunim me tre organizata homologe në Norvegji, Serbi, Hollandë dhe organizatën “Together for Life” po zbaton nismën “Shoqëria civile kundër ekstremizmit të dhunshëm” i cili financohet nga Bashkimi Evropian. Nëpërmjet kësaj nisme synojmë:

  1. Fuqizimin e organizatave të shoqërisë civile, organeve joqeveritare dhe institucioneve të sigurisë publike për të kontribuar në parandalimin dhe adresimin e ekstremizmit dhe radikalizimit të dhunshëm në Shqipëri.

  2. Fuqizimin e sektorit të edukimit në drejtim të aftësive dhe kompetencave të tij për edukimin qytetar që frymëzon një kulturë jo të dhunshme dhe të orientuar drejt të drejtave të njeriut si dhe fuqizimin e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile për të ndërvepruar e bashkëpunuar me këto institucione;

  3. Asistimin e sistemit penitenciar në ofrimin e masave efektive të orientuara drejt të drejtave të njeriut që synojnë adresimin e radikalizmit dhe rekrutimin në cilësinë e radikalistëve të dhunshëm në radhët e personave të privuar nga liria, të cilët i përkasin grupeve të riskut si dhe për të mundësuar procese ri-integruese ndaj luftëtarëve të huaj të dënuar për terrorizëm si dhe të burgosurve të tjerë të dënuar për ekstremizëm.

Në përmbushje të objektivave të kësaj nisme shumë të rëndësishme për vendin tonë, KShH do të realizojë në Qytetin e Korçës, në Hotel Grand Palace, ditën e premte, dt. 21 Korrik 2017, ora 10:00, një trajnim me përfaqësues të shoqërisë civile, medias dhe institucioneve në nivel vendor. Trajnimi synon rritjen e kapaciteteve të pjesëmarrësve për promovimin e tolerancës dhe ka për qëllim adresimin e ekstremizmit të dhunshëm në nivel lokal. Temat që do të trajtohen në këtë aktivitet kanë të bëjnë me standartet ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare kundër ekstremizmit të dhunshëm, strategjitë ndërkombëtare dhe roli i shoqërisë civile në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm, identifikimi i personave të rrezikuar, etj.

Ky aktivitet do të përshëndetet nga Ambasadorja e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Znj. Romana Vlahutin, nga Koordinatori Kombëtar për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm Z.Agron Sojati si dhe nga Drejtorja Ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit Znj, Erida Skëndaj. Gjithashtu, në këtë trajnim do të ofrojë ekspertizë, kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Znj. Izabela Kisic.

Trajnimi do të realizohet në Hotel Grand Pala, në Korçë, në orën 10:00. Ky aktivitet realizohet në kuadër të zbatimit të projektit “Shoqëria civile kundër ekstremizmit të dhunshëm” financuar nga Bashkimi Evropian

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eventet

< 2017 >
August
MoTuWeThFrSaSu
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031   
TOP