Njoftim për shtyp


Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të datës 7 Shtator 2016, në shkollën “Nazmi Rushiti” Peshkopi, shkollën 9 – vjeçare në Maqellarë, shkollën 9 – vjeçare në Qendër Tomin dhe në shkollën 9 – vjeçare në Sohodoll, nuk u paraqitën për trajnim asnjë anëtar i KQV-ve.
KQZ-ja për këtë shkak ka qenë e detyruar t’u bëjë thirrje subjekteve zgjedhore përkatëse, propozues për anëtarë të KQV-ve që të kujdesen për paraqitjen e tyre në trajnim.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) duke mbështetur njoftimin e mësipërm të KQZ-së, e shikon të nevojshme të theksojë se edhe në zgjedhjet që janë zhvilluar më parë në vendin tonë, kanë ndodhur vonesa të tilla që anëtarë të KQV-ve ose janë trajnuar me vonesa të theksuara dhe me nxitim ose pjesërisht nuk i janë nënshtruar fare programeve të trajnimit. KShH shpreh shqetësimin e vet sepse në rast se nuk ndërhyhet me urgjencë, ndikimi negativ në mos-zbatimin rigoroz të ligjit mund të reflektohet gjatë proçesit të votimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Postime

eventet

< 2018 >
October
MoTuWeThFrSaSu
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031    
TOP