Njoftim për të gjithë avokatët e interesuar


Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) ka filluar zbatimin e nismës “Së bashku me avokatët e rinj, të përkushtuar për të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe për të luftuar rastet e mashtrimit dhe korrupsionit”, i cili mbështet financiarisht nga Ambasada Britanike në vendin tonë.

Nëpërmjet këtij projekti, KShH synon të aktivizojë dhe fuqizojë një rrjet avokatësh të rinj për vëzhgimin dhe mbrojtjen gjyqësisht të të drejtave dhe lirive të njeriut, me fokus të veçantë në trajtimin e rasteve që synojnë të rrisnin ndëshkueshmërinë e veprave penale të mashtrimit dhe në fushën e korrupsionit si dhe shpërdorimit të detyrës.

Në kuadër të kësaj nisme, fillimisht KShH do të ngreje dhe trajnojnë rrjetin e avokatëve të rinj në disa qytete të vendit, si Tiranë, Shkodër, Vlorë dhe Korçë. Ky rrjet avokatësh do të angazhohet edhe në veprimtari monitoruese të KShH-së në fusha të ndryshme si në sistemin e burgjeve, policisë, gjyqësorit, prokurorisë, etj. Gjithashtu, KShH do të lobojë dhe advokojë për fuqizimin e mëtejshëm të këtij rrjeti, duke identifikuar nisma konkrete për mbështetjen financiare të avokatëve për ndjekjen dhe trajtimin e çështjeve në gjykatë.

KShH i bën thirrje të gjithë të interesuarve që dëshirojnë të jenë pjesë e rrjetit të avokatëve të rinj, të shprehin interesin e tyre deri në datën 15 Korrik 2017, duke dërguar një CV dhe një Letër Motivimi në postën  tonë elektronike office@ahc.org.al. Përzgjedhja e avokatëve do të bëhet mbi bazën e këtyre kritereve:

  1. Aplikanti/ja duhet të ketë  përfunduar studimet  bachelor dhe master (ose të njehësuara me to) për drejtësi. Preferohen studentët që kanë përfunduar këto studime me notë mesatare mbi 8.
  2. Aplikanti/ja të ketë titullin “Avokat”.
  3. Preferohen aplikantët që e kanë ushtruar profesionin e avokatisë së paku një vit.
  4. Preferohen aplikantët që jetojnë dhe e ushtrojnë profesionin e avokatisë në qytete të ndryshme të vendit (me fokus Shkodrën, Vlorën dhe Korçën).

Për përzgjedhjen e avokatëve të rinj, KShH do të bashkëpunojë gjithashtu me dhomat përkatëse të Avokatisë së Tiranës, Shkodrës, Vlorës dhe Korçës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eventet

< 2018 >
August
MoTuWeThFrSaSu
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
TOP