Njoftim për të gjithë të interesuarit, nxënës të shkollave të mesme – Çelet konkursi për punimet artistike për të drejtat dhe liritë e njeriut


Me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe përfshirjen aktive të të rinjve në mbrojtjen dhe respektimin e lirive dhe të drejtave të njeriut në vendin tonë, Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) organizon një konkurs me nxënës të 3 shkolla të mesme të Tiranës.

KShH fton dhe inkurajon nxënësit e Shkollave të Mesme “Qemal Stafa”, “Aleks Buda” dhe Liceu Artistik “Jordan Misja”, të jenë pjesëmarrës dhe të shprehen artistikisht lidhur me të Drejtat e Njeriut nëpërmjet:

1. Eseve ose Poezive;
2. Pikturave ose Karikaturave;
3. Fotografisë;

Tematikat për të drejtat e njeriut për të cilat do të realizohen këto punime do të përzgjidhen nga vetë nxënësit e interesuar. Megjithatë, dëshirojmë të nxisim realizimin e punimeve që kanë në fokus ndalimin e diskriminimit dhe përfshirjen e grupeve të përjashtuara të shoqërisë, të drejtën e jetës, çështjet e drejtësisë dhe gjyqësorit, lirinë e shprehjes dhe të medias, luftën kundër korrupsionit, etj.

Punimet artistike duhet të dorëzohen pranë Drejtorisë së Shkollës brenda datës 18 Dhjetor 2016. Këto punime do të vlerësohen nga një juri me përfaqësues nga Organizata të Shoqërisë Civile (Soros, Civil Rights Defenders, Balkan Youth Link, KShH), përfaqësues nga ambasadat e akredituara në vendin tonë (Holandeze, Suedeze dhe ajo e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (TBC)), bota e artit (Akademia e Filmit dhe Multimedias Marubi) dhe mësues të letërsisë në shkollat përkatëse. Vlerësimi do të kalojë në dy faza:

1) Në fazën e parë do të bëhet përzgjedhja e 7 – 10 punimeve më të mira për çdo shkollë;
2) Në fazën e dytë do të bëhet prezantimi i rreth 30 punimeve më të mira për të trija shkollat, të cilat do të vlerësohen drejtpërsëdrejti në një aktivitet publik që do të zhvillohet në datën 22 Dhjetor 2016, ora 09:00 – 13:00, në ambientet e Liceut Artistik “Jordan Misja”, ku do jetë e pranishme edhe media

Tre punimet më të mira për secilën shkollë do të publikohen dhe promovohen në rrjetet sociale të organizatave jofitimprurëse si dhe ne Festivalin Ndërkombëtar të Filmit për të drejtat e Njeriut 2017. Për fituesit e vendeve të para për çdo shkollë do të jepet një çmim simbolik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eventet

< 2017 >
November
MoTuWeThFrSaSu
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
TOP