Njoftim publik: 17.10.2016


Sot më datë 17.10.2016, Komiteti Shqiptar i Helsinkit realizoi një takim me Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Burgjeve, Z.Miklovan Kopani. Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve mbështeti dhe vlerësoi pozitivisht veprimtarinë monitoruese dhe lobuese të Komitetit Shqiptar të Helsinkit (KShH) në adresimin e shkeljeve të të drejtave të personave të privuar nga liria. Gjetjet dhe rekomandimet e konkluaduar nga KShH u cilësuan si një burim informacioni i besueshëm duke kontribuar në punën e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve (DPB) për marrjen e masave përkatëse dhe të nevojshme në varësi të situatave konkrete.

KShH dhe DPB u angazhuan të vijojnë me sukses zbatimin e marrëveshjes së bashkëpunimit në kuadër të frymës pozitive për lobimin dhe advokimin e problematikave të sistemit penitenciar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eventet

< 2017 >
November
MoTuWeThFrSaSu
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
TOP