14.11.2017

Përshëndesim krijimin dhe promovimin e rrjetit të shoqatave të Pacientëve me Sëmundje Kronike.

Sot u promovua rrjeti i shoqtave të Pacientëve me Sëmundje Kronike. Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) i uron suksese rrjetit dhe organizatave përfaqësuese të tij në përmbushjen e objektivave dhe adresimin e problematikave me të cilat përballen pacientet me sëmundje kronike në sistemin e shëndetit publik.

KShH kontribuoi në këtë tryezë duke referuar rastet e shkeljes së të drejtave të pacientëve, të cilët nuk kanë akses të plotë dhe cilësor në institucionet e shëndetit publik. Këto raste janë trajtuar ose janë në proces shqyrtimi, në kuadër të shërbimeve ligjore falas që ofron KShH. Problematikat me të cilat përballen sot pacientët janë të shumta dhe ndër më kryesorët është korrupsioni në radhët e bluzave të bardha.

Rekomandojmë që mekanizmat shtetërore për referimin dhe trajtimin e rasteve korruptive duhet të jenë efektive dhe të krijojnë besueshmëri tek pacientët, çka do ti inkurajonte ata të bashkëpunonin me këto struktura.

TOP