Korrik 2017

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) në bashkëpunim me zyrën për Shqipërinë të Projektit TACSO, organizuan sesionin e informimit në EU Info Center Shkodër, për Thirrjet për Projekt Propozime “Shoqëria Civile Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm” dhe IPA CSF and Media Programme 2016-2017 Mbështetje ndaj Kapaciteteve të OSHC-ve.

Sesioni i informimit ka për qëllim prezantimin e kritereve të përgjithshme, dhe specifike të skemës së granteve të vogla të projektit “Shoqëria Civile Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm”. Ndër të tjera, u trajtuan parimet e shkrimit të projekt propozimeve, plotësimi i formës së aplikimit, i notës konceptuale dhe prezantim i prioriteteve, kritereve të aplikmit si dhe i kritereve të vlerësimit të thirrjes për propozime. KShH ju bën thirrje për të aplikuar nëpërmjet paraqitjes së projekt propozimeve.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit