|
Largimi i
kundraligjshėm nga puna dhe mosekzekutimi i vendimeve tė Komisionit tė Shėrbimit
Civil pėr rikthim nė detyrė, cėnojnė tė drejtat e njeriut
09.01.2006
Nė Komitetin Shqiptar
tė Helsinkit, kėto dy muajt e fundit, janė ankuar disa persona me pretendimin se
i kishin larguar padrejtėsisht nga puna. Ata pretendonin gjithashtu se lidhur me
masėn disiplinore qė ishte marrė ndaj tyre, nuk u ishte dhėnė mundėsia tė jepnin
sqarime dhe tė mbroheshin.
KSHH u sugjeroi
personave tė mėsipėrm qė brenda afatit ligjor tė ankoheshin nė organet pėrkatėse.
Megjithatė, KSHH, pavarėsisht nga fakti nėse ankesat e tyre ishin ose jo tė
bazuara, e vlerėsoi kėtė ēėshtje si njė problem qė kishte tė bėnte me
respektimin e tė drejtave tė njeriut. Pikėrisht, pėr kėtė arsye dhe pėr njė
informacion mė tė saktė dhe mė tė plotė ai iu drejtua Komisionit tė Shėrbimit
Civil qė, siē dihet, ėshtė institucion i pavarur i emėruar nga Kuvendi i
Shqipėrisė dhe i ngarkuar posaēėrisht me zgjidhjen e ankesave tė nėpunėsve tė
shėrbimit civil.
Pėrfaqėsuesit e
KSHH-sė u njohėn me ankesat e paraqitura nė kėtė Komision dhe rezultoi se gjatė
muajit dhjetor, nga 34 vendime tė dhėna nga Komisioni i Shėrbimit Civil, 30 prej
tyre i pėrkisnin sektorit tė doganave, prej tė cilėve 19 persona janė larguar me
motivacionin pėr pjesėmarrje nė veprimtari politike, pa paraqitur para
Komisionit asnjė provė qė tė vėrtetonte se kjo pjesėmarrje binte ndesh me ligjin
apo me ndonjė akt nėnligjor, ndėrsa 4 tė tjerė ishin larguar me motivacionin se
nė zgjedhjet e 3 korrikut tė vitit tė kaluar, kishin qenė anėtarė nė komisionet
e qendrave tė votimit.
Komisioni i shėrbimit
Civi, duke mos i gjetur tė bazuara largimet nga detyra tė rasteve tė mėsipėrme,
ka vendosur rikthimin e tyre nė punė.
Pėrfaqėsuesit e
KSHH-sė u vunė nė dijeni gjithashtu se administrata publike kishte refuzuar
zbatimin e shumė prej vendimeve tė Komisionit tė Shėrbimit Civil pėr rikthimin e
tyre nė punė.
Edhe pse KSHH nuk
paragjykon vendimet e mundshme qė mund tė jepeshin lidhur me kėto ēėshtje nga
ana e gjykatės, e shikon tė nevojshme tė evidentojė faktin se refuzimi i
ekzekutimit tė vendimeve tė Komisionit tė Shėrbimit Civil pėr rikthimin nė punė,
pėrbėn shkelje tė ligjit.
E themi kėtė sepse nė
nenin 8 pika 3 e ligjit Nr. 8549, dt. 11.11.1999 Status i nėpunėsit civil,
thuhet shprehimisht se Vendimet e Komisionit tė Shėrbimit Civil
.janė tė
detyrueshme pėr institucionet e administratės publike vendore dhe qėndrore.
Pėr KSHH-nė tėrheq
gjithashtu vėmendje numri relativisht i madh i vendimeve tė Komisionit tė
Shėrbimit Civil pėr rikthimin nė detyrėn e mėparshme, nė raport me ēėshtjet e
shqyrtuara dhe tė pėrfunduara.
KSHH, nė pėrfundim, e
shikon tė nevojshme tė theksojė se nė rastet e marrjes sė masave disiplinore qė
pėrmendėm mė lart, nuk ėshtė mbajtur si duhet parasysh parimi i sanksionuar nė
nenin 3 tė ligjit Statusi i nėpunėsit civil ku thuhet se: Shėrbimi civil
ėshtė ndėrtuar dhe vepron mbi bazėn e profesionalizmit, tė pavarėsisė dhe
integritetit, tė paanėsisė politike, tė transparencės, tė shėrbimit ndaj
publikut, tė vazhdimėsisė tė karrierės, tė pėrgjegjėsisė dhe korrektėsisė nė
zbatimin e legjislacionit nė fuqi, si edhe neni 25 pika 2 e ligjit Statusi i
nėpunėsit civil qė nė kėto raste kėrkon nga administrate publike qė ti
garantojė nėpunėsit civil ndaj tė cilit ėshtė menduar tė merret masa disiplinore,
tė drejtėn pėr tu informuar, pėr tu dėgjuar, pėr tu mbrojtur dhe pėr tu
ankuar.
Moszbatimi me
rigorozitet i dispozitave tė mėsipėrme ligjore, cėnon tė drejtat e shtetasve gjė
qė shoqėrohet edhe me pasoja tė dėmshme.
|