TELEFONONI: +355 68 2023699
  • English
  • Albanian
  • KONTAKTONI
  • F.A.Q

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • KREU
  • RRETH NESH
    • HISTORIA
    • MISIONI, VIZIONI DHE OBJEKTIVAT
    • STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT
    • ASAMBLEJA E PERGJITHSHME DHE BORDI
    • STAFI
    • RRJETI I KORRESPODENTEVE
    • PARTNERET, RRJETET DHE DONATORET
    • STAZH PROFESIONAL
  • FUSHAT E VEPRIMTARISE
    • MIREQEVERISJA
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GRUPET VURNERABEL
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GJYQESORI
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • KLINIKA LEGALE
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • EDUKIMI LIGJOR
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • REFORMA NË DREJTËSI
      • Vettingu i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
      • Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë
  • PROJEKTE
  • PUBLIKIME
    • RAPORTE
    • STUDIME
    • BULETINE
    • MANUALE
  • MULTIMEDIA
    • DEKLARATA
    • NJOFTIME
    • FOTO GALERIA
    • VIDEO GALERIA
    • RRJETEZIMET
  • GRANTE
FORMULARI I ANKESAVE
  • Home
  • 0 - Lajme
  • Thirrje për ekspert për kryerjen e një studimi në kuadër të projektit “Promovimi i mirëkuptimit, tolerancës dhe lirisë fetare në Shqipëri”
February 18, 2019
0
Thursday, 27 December 2018 / Published in 0 - Lajme, Njoftime
Thirrje për ekspert për kryerjen e një studimi në kuadër të projektit “Promovimi i mirëkuptimit, tolerancës dhe lirisë fetare në Shqipëri”

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), në kuadër të nismës “Promovimi i mirëkuptimit, tolerancës dhe lirisë fetare në Shqipëri”, i cili mbështetet nga Ambasada e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta në Shqipëri, shpall thirrjen publike për ekspert për studimin që KShH do të realizojë mbi lirinë e besimit, tolerancën fetare dhe ekstremizmin fetar në Shqipëri, me qëllim kuptimin e arsyeve kryesore të shfaqjeve të veprimeve ekstremiste që lidhen në thelb me fenë, duke analizuar raportin mes lirisë e besimit, edukimit fetar, tolerancës fetare dhe qendrimeve ekstremiste.

Eksperti i angazhuar do të jetë përgjegjës për hartimin e një metodologjie që do të ndiqet për studimin, hartimin e pyetësorit i cili do të shërbejë për gjenerimin e të dhënave online, kryerjen e intervistave me përfaqësues të institucioneve etj., si dhe hartimin e raportit final me gjetjet dhe rekomandimet përkatëse.

Angazhimi i ekspertit do të jetë për gjatë gjithë kohëzgjatjes së projektit, në periudha të ndryshme, në varësi të përmbushjes së detyrave të mësipërme dhe do të përmbyllet me prezantimin e gjetjeve në takimin që do të mbahet në periudhën nëntor-dhjetor 2019.

KShH inkurajon aplikimet nga kandidatë, të cilët janë të interesuar për t’u angazhuar si ekspertë në këtë proces dhe plotësojnë këto kritere të aftësisë individuale, edukimit dhe aftësisë profesionale si vijon:

Aftësitë individuale

Të jetë i/e pavarur, i/e paanshëm dhe me integritet;

Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në ekip dhe jo vetëm;

Të ketë aftësi analitike dhe mendim kritik;

Të jetë i/e përgjegjshëm për respektimin e detyrave dhe afatet e vendosura;

Të ketë aftësi të punojnë nën presionin e kohës;

Edukimi dhe aftësitë profesionale

Të ketë përfunduar studimet doktorale në shkencat sociale apo juridike, të ketë njohuri të mira të çështjeve që lidhen me të drejtat e njeriut, kulturën fetare dhe çështjet e ekstremizmit në vendin tonë. Preferohen aplikantë që kanë përvojë në procese hulumtimi shkencor dhe kanë kryer studime lidhur me temat e lartpermendura. Të ketë njohuri të të gjuhës angleze (Niveli C2).

Të interesuarit të aplikojnë deri në datën 15 Janar 2019, ora 17.00, duke dërguar një propozim për metodologjinë dhe një ofertë financiare, së bashku me letrën e motivimit, CV dhe nje liste me studime te ngjashme. Dokumentet do të dërgohen në formë elektronike në adresën e e-mailit të KShH-së office@ahc.org.al.

  • Tweet

What you can read next

Avokate Erida Skëndaj: Nëse reforma në drejtësi ka sukses, ja themelet e para që do tunden
Thirrje për projekt propozime
Raport mbi disa gjetje të pjesshme të monitorimit të organeve ndihmëse të vettingut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërkoni

recent posts

  • NJOFTIM PËR SHTYP

    Ecuria e procesit të vettingut Për periudhën 1 ...
  • Të dhëna statistikore për ecurinë e procesit të Vettingut

      Made with Visme Infographic Maker   &nbs...
  • DEKLARATË PËR SHTYP

    NDOTJA NË SPITALLË TË DURRËSIT KËRKON PËRGJEGJS...

Eventet Kalendarike

<
< 2019 >
January 12
>
Day
Month
List
Week
Day
  • 12
    No events

DEKLARATAT E FUNDIT

1. Prevent suicide in the prison system
2. American contribution and expertise for the establishment of the rule of law and important reforms...
3. Do not delay amendments to the elctoral code

RAPORTET E FUNDIT

1. Regional Monitoring Reports

2. On the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

3. Report on the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

LATEST VIDEO


VIDEO 1: KShH për Pëllumb Marnikollaj



VIDEO 2: Ora News: Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit

KONTAKTONI

Tel +355 (0)4 223 3671
Mobile AHC Office: 068 20 236 99
Mobile Legal Clinic: 069 40 757 32
Email: office@ahc.org.al
Postal Code: 1752

Albanian Helsinki Committee
Brigada e VIII Street, "Tekno Projekt" Tower, Shkalla 2, Apartamenti 10, Kati 6

Open in Google Maps

  • GET SOCIAL
Komiteti Shqiptar i Helsinkit

© 2018 Të gjitha të drejtat të Rezervuara

TOP