14.07.2017

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) (në konsorcium me shoqatën “Together for Life”, Komitetin Holandez të Helsinkit, Komitetin Norvegjez të Helsinkit, Komitetin Serb të Helsinkit për të drejtat e njeriut ), në bashkëpunim me zyrën për Shqipërinë të Projektit TACSO, organizuan sesionin e informimit në Gjirokastër, Hotel “Çajupi”, për Thirrjet për Projekt Propozime “Shoqëria Civile Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm”.

Sesioni i informimit kishte për qëllim prezantimin e kritereve të përgjithshme dhe atyre specifike të skemës së granteve të vogla të projektit “Shoqëria Civile Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm”. Ndër të tjera u trajtuan parimet e shkrimit të projekt propozimeve, plotësimi i formës së aplikimit, i notës konceptuale dhe prezantim i prioriteteve, kritereve të aplikimit dhe të vlerësimit të thirrjes për propozime.

Gjatë takimit u prezantuan kriteret e përgjithshme dhe specifike të skemës së granteve të vogla të projektit “Shoqëria Civile kundër Ekstremizmit të Dhunshëm”, nga Valmira Kallushi, menaxhere e projekteve KShH.

TOP