28.06.2018

Me ndryshimet që kanë ndodhur në ligjin për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, qasja që u jepet OSHC-ve është më e madhe krahasuar me qasjen që kishin në sistemin e mëparshëm. Praktika ka zbuluar se OSHC-të nuk kanë kapacitetet të duhura për të vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese bazuar në misionin e tyre dhe të drejtat dhe liritë e grupeve të tyre. KSHH ka një eksperiencë shumë të mirë në përfaqësimin e rasteve individuale para kësaj gjykate, si dhe duke apeluar kundër kushtetutshmërisë së disa ligjeve dhe akteve të tjera normative para Gjykatës Kushtetuese.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit, në kuadër zbatimit të projektit “Përmirësimi i situatës së të drejtave të njeriut në Shqipëri nëpërmjet forcimit të shtetit të së drejtës – Klinika Ligjore XII”, mbështetur financiarisht nga organizata Civil Rights Defenders, me fonde të Qeverisë së Mbretërisë Suedeze, organizoi trajnimin një ditor, me qëllim rritjen e kapaciteteve të organizatave aktive të shoqërisë civile në mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe dhënien e ndihmës juridike për grupet vulnerabël.

 

 

Pjesëmarrësit në këtë trajnim u njohën nga afër me eksperiencën që KShH disponon në përfaqësimin e këtyre rasteve përpara Gjykatës Kushtetuese, si dhe përmes ekspertes së jashtme e të Drejtës dhe Jurisprudencës Kushtetuese, znj. Elsa Toska (Dobjani) u informuan si përdoren mjetet juridike të parashikuara në ligjin e ri për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese vënien në lëvizje të kësaj gjykate për kontrollin e kushtetutshmërisë së ligjeve dhe akteve të tjera normative.

TOP