01.06.2018

Komiteti Shqiptar I Helsinkit organizoi me date 30 maj, në ambientet e reja të burgut të Shkodrës trajnimin e stafit të ri, që do të punojë me të burgosurit që do të zhvendosen atje, lidhur me kuptimin e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm në burgje, identifikimin e shenjave të radikalizmit të mundshëm tek të burgosurit, monitorimin e këtyre shenjave si dhe mënyrën se si duhet t'i përgjigjen një fenomeni të tillë gjatë punës së tyre me të burgosurit.

Ky aktivitet organizohet në kuadër të projektit 'Shoqëria Civile kundër ekstremizmit të dhunshëm' financuar nga Bashkimi Europian.

 

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit