Trajnohet personeli i IEVP Rrogozhinë për trajtimin sipas nevojave të personave me probleme të shëndetit mendor


Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) në kuadër të dhënies së ekspertizës për përmirësimin e cilësisë së trajtimit dhe të respektimit të të drejtave të personave të paraburgosur dhe të dënuar me probleme të shëndetit mendor, organizoi në datat 16-17 mars 2015 një trajnim me personelin e shërbimeve të sigurisë, psiko-social dhe atë shëndetësor të IEVP Rrogozhinë. KShH ofroi ekspertizën e tij përmes ekspertëve si Z. Jan van den Brand, anëtar i Këshillit për Administrimin e Drejtësisë Penale dhe Mbrojtjen e Fëmijëve, Ministria e Drejtësisë, Holandë, Znj. Nikki Wortel, psikologe në sistemin e burgjeve, Holandë dhe Znj. Edlira Papavangjeli, Menaxhere e Programeve në KShH.

Temat e trajtuara në trajnim u përqendruan te njohja e simptomave dhe trajnimi i duhur i të burgosurve me probleme të shëndetit mendor si edhe në masat konkrete që duhet të merren nga IEVP Rrogozhinë përpara hapjes së sektorit të kujdesit të veçantë. Për herë të parë personeli u trajnua me Manualin e trajnimit për personelin multi-disiplinor që punon me pacientë me probleme të shëndetit mendor në sistemin e burgjeve.

U trajnuan 19 specialistë me uniformë, të kujdesit psiko-social dhe atij shëndetësor të këtij institucioni.

Pjesëmarrësit në këto dy trajnime ishin shumë të motivuar për të thelluar dijet e tyre dhe jo vetëm. U vu re se ka një angazhim serioz i personelit për çeljen e sektorit të kujdesit të veçantë në institucionin e ri që do të hapet së shpejti. Për t’i ardhur në ndihmë IEVP Rrogozhinë, për funksionimin e sektorit të kujdesit të veçantë që do të hapet së shpejti, KShH paraqiti rekomandimet e tij pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe IEVP Rrogozhinë.

Kjo veprimtari zhvillohet në kuadër të projektit “Së bashku kundër torturës në polici dhe burgje”, zbatuar nga KShH dhe financuar nga BE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eventet

< 2017 >
November
MoTuWeThFrSaSu
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
TOP