Trajnohet personeli i kujdesit të veçantë në institucionin e paraburgimit Durrës


Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) në kuadër të dhënies së ekspertizës për përmirësimin e cilësisë së trajtimit dhe të respektimit të të drejtave të personave të paraburgosur dhe të dënuar me probleme të shëndetit mendor, organizoi në datat 9-10 Prill 2014 një trajnim me personelin e shërbimeve të sigurisë, psiko-social dhe atë shëndetësor të IP Durrës të cilët punojnë në sektorin e kujdesit të veçantë. KShH ofroi ekspertizën e tij përmes ekspertëve si Z. Jan van den Brand, anëtar i Këshillit për Administrimin e Drejtësisë Penale dhe Mbrojtjen e Fëmijëve, Ministria e Drejtësisë, Holandë, Znj. Ampara Bowens, psikologe në sistemin e burgjeve, Holandë dhe Znj. Edlira Papavangjeli, Menaxhere e Programeve në KShH.

Përgëzojmë seriozitetin e drejtuesve të IP Durrës në realizimin e qëllimeve të këtij trajnimi. Për herë të parë u prezantua Manuali i trajnimit për personelin multi-disiplinor në lidhje njohjen e simptomave dhe trajnimin e duhur të të burgosurve me probleme të shëndetit mendor. Manuali është hartuar për gjithë personelin që punon me këta pacientë për sistemet e burgjeve në mbarë botën. Ekspertët u ndalën në njohjen e simptomave të sëmundjeve mendore në burgje, si duhet të trajtohen në mënyrën e duhur të burgosurit me probleme mendore si edhe u prezantuan instrumentet e punës në sektorët e kujdesit të veçantë.

Temat e trajtuara u përshtatën për realitetin dhe kushtet e burgjeve shqiptare. U trajnuan 32 punonjës me uniformë, të kujdesit psiko-social dhe atij shëndetësor në IP Durrës. Ky trajnim u vlerësua si shumë i nevojshëm nga pjesëmarrësit.

KShH ka dërguar sugjerimet e tij në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve për përmirësimin e mëtejshëm të trajtimit që duhet ofruar në IP Durrës dhe në institucione të tjera ku mbahen personave më probleme të shëndetit mendor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eventet

< 2019 >
July
MoTuWeThFrSaSu
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031    
TOP