Vijon nisma e ndërgjegjësimit dhe aktivizimit për Reformën në Drejtësi në Qytetin e Vlorës

Në datat 23 dhe 24 Janar 2017, Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) vijoi në Qytetin e Vlorës, nismën e ndërgjegjësimit dhe aktivizimit për Reformën në Drejtësi. Në këto data u realizuan dy forume diskutimi dhe një emision në televizionin lokal “Fokus TV”, të cilat kishin për qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve, pedagogëve dhe studentëve, profesionistëve të fushës së drejtësisë, dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile lidhur me nevojën dhe risitë e reformës në drejtësi, si dhe nxitjen e aktivizimit dhe kontributit të tyre për dhënien e mendimeve për projektligje të rëndësishme që janë në fokus të kësaj reforme.

Në këto aktivitete dhanë kontributin e tyre Znj. Erida Skëndaj, Drejtore Ekzekutive e KShH, Z. Niazi Jaho, Këshilltar Ligjor pranë KShH, Znj. Etilda Saliu, Eksperte. Rreth 70 studentë dhe pedagogë të Universitetit “Ismail Qemali” dhe rreth 30 përfaqësues të profesionistëve të fushës dhe shoqërisë civile të qytetit të Vlorës kontribuan në mënyrë aktive në diskutimet e nxitura nga ekspertët sa i takon problematikave me të cilat përballet sistemi i drejtësisë.

Aktvitetet e sipërpërmendura u pasqyruan mendiatikisht në TV FOKUS, në Vlorë, ku përfaqësuesit e KShH-së i bënë thirrje të gjithë aktorëve të sistemit të drejtësisë, të rrisin aktivizimin dhe pjesëmarrjen e tyre në konsultimin e paketës ligjore të drejtësisë që do t’i nënshtrohet në vazhdimësi procesit reformues.

Këto veprimtari u realizuan në kuadër të projektit “Promovimi i aktivizimit dhe pjesëmarrjes së publikut dhe shoqërisë civile në Reformën e Sistemit të Drejtësisë”, mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta në Tiranë, në kuadër të programit MATRA (për Shtetin e së Drejtës).

Galeri Fotosh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eventet

< 2017 >
November
MoTuWeThFrSaSu
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
TOP